• |
ide | kryesore

Artistët ngujohen në teatër, rezistencë kundër projektit Rama-Veliaj

Lajme, Të fundit



Pasditja e kësaj të premteje do t’i gjejë artistët në Teatrin Kombëtar, për të nisur, ashtu siç kishin paralajmëruar, protestën e tyre në mbrojtje të teatrit.

“Ne do të mblidhemi aty në çdo moment të ditës dhe të natës mund të mblidhemi me njëri-tjetrin, jo për të bërë protesta, por për të bërë zhvillime aktivitetesh të ndryshme, pra është një lloj ngujimi artistik që ne jemi aty duke bërë shfaqje, por njëkohësisht i kemi antenat e ngritura në qoftë se vjen dikush ta shembi teatrin. Do të ketë gjatë gjithë kohës njerëz të cilët do të rrinë aty”, tha regjizori Robert Budina për Top Channel.

Artistet shprehen të vendosur në kërkesën e tyre për të kundërshtuar projektligjin e propozuar nga qeveria shqiptare për tjetërsimin e truallit të Teatrit Kombëtar dhe as takimi i së enjtes me Kryebashkiakun e Tiranës, nuk ka shërbyer për të zgjidhur situatën.

“Ne dje megjithëse ishim të ftuar nga Kryetari i Bashkisë dhe ai përdori tone të moderuara me ne për tu futur në dialog, gjë që e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, ne vazhdojmë të jemi të këtij mendimi sepse në fund, pas gjithë atij dialogu kryetari i Bashkisë mbeti po tek e njëjta ide, pra që qeveria shqiptare vazhdon të këmbëngulë në projektligjin e saj dhe për ketë do që të hape negociata, përfshirë edhe artistët. Ne jemi kundër tjetërsimit te truallit të Teatrit Kombëtar dhe do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë projektligj deri ditën që qeveria do të tërhiqet!”, shprehet regjisori.

Një ditë më parë artistët u pritën në një dëgjesë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, që tentoi të zbusë tonet dhe të shmangë përplasjen, por fjalët e kryebashkiakut nuk i kanë bindur aktorët, pasi tashmë është e qartë se vendimi i dyshes Rama-Veliaj është për prishjen e godinës së teatrit dhe tjetërsimin e një pjese të turallit ku do të ngrihen kulla nga një kompani private.



1 Comment

  1. Ashtu si islamistet fondamentaliste, qe shkaterrojne e çdo objekt kulture edhe ky” nxenesi i Nolit dhe konices” shemb e shkaterron te gjithe Shqiperine, kulturisht shpirtrisht, materialisht, duke u çfaqur edhe armiku nr1 i civilizimit, ne perpjekjen diabolike, per te zhdukur edhe ate pak kulture qe Shqiperia ka…Me keq se Dulla!!!!!! Perifrazim:…. Kafshate e hidhët asht or’ vlla mjerimi / qe te ngec ne fyt e te zen trishtimi/ kur vendin e drejton bastardi dhe krimi…Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *