• |
ide | kryesore

Derbi Iberik i Botërori dhe hijet e problemeve psikologjike

Rusi 2018, Sport



Fisht Olympic Stadium në Sochi natyrisht do të ketë në mbrëmje, në orën 20.00, të gjithë vëmendjen e duhur. Përplasen Portugalia e Spanja, dy emra me peshë por që vijnë me probleme të mëdha. në fakt, Spanje-Portugali duhet të ishte një ndeshje shumë ndryshe nga ajo që pritet, për mënyrën se si vijnë dy formacionet e mëdha në ndeshjen e parë të tyre në Grupin B. Ngjarjet jashtë fushe kanë dominuar vigjiljen e sfidës për të dy skuadrat, duke i dhënë vështirësi morale lojtarëve në fushë e teknikëve në pankinë.

Tensioni i trajnerit të ri…

Iberikët kanë ndryshuar trajnerin vetëm dy ditë më parë dhe tashmë Fernando Hierro duhet të qetësojë ambjentin e trazuar me një fitore, që do të ishte kualifikuese, duke qenë se luhet kundër skuadrës më të fortë të grupit. Vetëm një ditë përpara Botërorit, shkarkimi i teknikut Lopetegui ka përfshirë edhe lojtarët iberikë, që tentuan të mbajnë anën e trajnerit të ri të Real Madrid, por Federata nuk la te kalonte lehte akordin e tij me merengues, duke vendosur tashmë Hierron në detyrë. Do të jetë sigurisht e vështirë tani të vendoset qetësia dhe stabiliteti taktik me vetëm dy seanca stërvitore me trajnerin e ri, edhe pse Spanja ka kualitete të larta në organikë, lojtarë me eksperiencë e të sprovuar në vështirësi.

Shpërqendrim psikologjik për portugezët..

Lojtarët e Spanjës janë tronditur nga shkarkimi i Lopeteguit, ashtu si në fakt është edhe një pjesë e mirë e portugezëve, pas prishjes së kontratës me klubin e Sportingut. Nuk mund të quhet ambjent i qetë ai i kampit luzitan, me portugezët që ishin goditën më herët nga problemet, por në vigjiljen e ndeshjes po vuajnë pasojat.
Katër nga lojtarët e teknikut Fernando Santos anulluan kontratat e tyre me Sportingun e Lisbonës, pas një sezoni kaotik, në të cilin ndodhën edhe episode të shëmtuara si dhuna e tifozëve në qendrën stërvitore pas mungesës së kualifikimit në zonën Champions. Gjendja shpirtërore e lojtarëve pa kontrate mund të jetë problem për Santos, sidomos përballë një kundërshtari si Spanja, por për fat ka një detaj që e bën të shpresojë.

Efekti CR7…

Cristiano Ronaldo ka mundësinë e fundit për të bërë të vetin një trofe që do të vendoste në majën e futbollistëve më të mirë në histori dhe numri 7 do të bëjë maksimumin që Portugalia të përsërisë surprizën që i shkaktoi Francës në Europian dy vjet më parë. 33 vjecari është arma më e fortë e Santos, që në rast fitore do të hidhte gjithashtu hapin e sigurt drejt kualifikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *