• |
ide | kryesore

(EMRAT) Karabinierët shkatërrojnë bandën e hajdutëve shqiptarë

Lajme, Të fundit



Karabinierët shkatërruan një bandë hajdutësh shqiptarë në Cittadella të Italisë.

Katër anëtarë të saj përfunduan në pranga. Një tjetër është shpallur në kërkim.

Banda e specializuar në grabitjen e apartamenteve shpesh i ka kryer aktet e saj edhe në prani të viktimave.

Në javët e fundit kishin grabitur gjashtë herë, në provincat e Venezias, Vicenzas, Forlìsë e Riminit.

Të arrestuar janë Bajram Kabili, Can Hasani, Alfred Vathaj, Manjola Prela, tre të parët të arrestuar në Cittadella, e katërta në Cesenatico.

Banda e niste ditën me vëzhgimin e banesave në mëngjes, duke e kaluar pjesën më të madhe të ditës mes bashkëpatriotëve bashkëpunëtorë e duke u përzier me turistët. Vidhnin pa bërë dallime, duke thyer dritaret, ndërkohë që përdornin mjete transporti të ofruara po nga bashkatdhetarët. Zakonisht vidhnin shtëpi pa njerëz, por edhe ato të banuara nga të moshuar apo të paaftë fizikisht.

Koka e grupit konsiderohet Can Hasani, organizator i vjedhjeve dhe manaxhues i parave e sendeve të vjedhura.

Në shtëpitë e tyre janë gjetur stoli, celularë, ora e parë. Katër të arrestuarit tashmë gjenden në burg në Padova e Forlì, ndërkohë që mbetet për t’u arrestuar edhe i katërti i bandës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *