• |
ide | kryesore

Gjendet pas 24-orësh nëna e 2 fëmijëve e zhdukur në Fier

Lajme, Të fundit



Një lajm qarkulloi bujshëm këtë të premte pasi u lajmërua zhdukja e mistershme e një nëne 22-vjeçare nga fshati Zhupan i Fierit. Sidorela Ramaj, nënë e dy fëmijëve ngriti në këmbë policinë. Familiarët thanë se ajo kishte dalë për të blerë bukë, por më pas ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Burime të lapsi.al thanë se pas 24-orësh, 22-vjeçarja është rikthyer në shtëpi duke u shprehur se ishte te kunata në Tiranë. Sipas denoncimit të bërë në polici thuhej se e reja ka pasur me vete një telefon celular që rezultonte i fikur.

Policia shpërndau foton e saj në pikat më të afërta si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare. Kërkime u bënë edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme. Dyshohet se gjithçka lidhet me konfliktet në familje. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *