• |
ide | kryesore

Hapja e negociatave, Rama: Po qe nevoja i kthejmë shqiptarët që janë ilegalë në Francë dhe vendet e BE-së

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për portalin austriak Profil.at, ku ka folur për vendimin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave në datën 28 qershor. I pyetur nga gazetari austriak, Otmar Lahodynsky, Rama ka thënë se Shqipëria ka bërë çdo gjë që BE ka kërkuar, që prej ndryshimeve kushtetuese në kompromis me opozitën e deri tek zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Rama është ndalur edhe tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, si një problem i ngritur nga vendet skeptike dhe ka thënë se Shqipëria është gati t’i kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave.

Intervista e plotë në shqip:

Gazetari: Në fund të qershorit, Këshilli Evropian në Bruksel do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për momentin kjo gjë nuk duket shumë mirë.

Rama: Nëse vonesa e hapjes së negociatave për Shqipërinë, do ta ndihmonte Bashkimin Europian të frenonte rritjen e populizmit në BE atëherë unë jam gati.

Por ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.

Tani po vendosim në punë një sistem të ri emërimi për gjykatësit dhe prokurorët. Natyrisht, Shqipëria ka nevojë ende për shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, por ne nuk jemi aktualisht të interesuar për anëtarësim. Nisja e negociatave për pranimin do na ndihmonte për zbatimin e reformave.

Gazetari: Disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rama: Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen.

Nëse numri i refugjatëve rritet, ne presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë.

Gazetari: Sipas kancelarit austriak Sebastian Kurz ekziston një rrugë e re kalimi në Ballkan për refugjatët nga Shqipëria dhe Bosnja.

Rama: Ne kemi të regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël.

Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.

Gazetari: Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.

Rama: Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?

Gazetari: E ndaluat dot ju kultivimin në shkallë të gjerë të kanabisit në Shqipëri gjatë vitit 2016?

Rama: Ne e luftuam në mënyrë efektive. Por kush flet për problemet e drogës në Holandë apo në Francë? Gjithmonë të akuzuar jemi ne shqiptarët.



5 Comments

  1. Ikthen ore psikopat i kthen po ne vere te sateme do futesh se ti nuk ke pune per keta qe kane mbetur jo te kthehen edhe ata.Po mos ha mut se po e ndeshkon kete popull deri ne palce.Se nuk na plasi trapi per te hyre ne -BE-qofte dhe ky kusht per te hapur negociadat.Mos luaj me zjarrin se do pervelohesh si miu.Do te te heqin zvarre te gjalle o drogaxhi i pa skrupullt.

  2. islamisti dangereus aleati i erdoganit,edi rama,qe erdogani formoj al nusra ne 2011 ne territorin e turqis dhe futi ne siri ,te masakrrojn sirian civile me shaia law-shehiratin famkeq.
    isalamisti danfereuse Edi Rama nje rrezike i madhe per Shqiptaret,Evropen dhe Ameriken.
    ka qindra shkrime nga gazeta,tv,analiste ushtarak dhe vet nato,sesi erdogani me putinin ,dhe tani bestiolin ne mes tyre edo ramen,tradhton naton dhe blen raketa ruse,e madje rusia i ka premtuar turqis,se ne 2025 ten do nderuoj arme berthamore si kim jung,anti natos e euro-usa-s.
    ky islamik me x identite edi trafik droga,eshte ne listen e zeze te euro-usa si dikur sadam hyseimi e muhamet gadafi.

  3. tituj zyrtar kunder turqis qe dhunon brutalisht te drejtat humane te kurdve ne turqi,dhe furnizon me arme organizatat islamike terroriste,al kaeda e al nusra ne siri e irak.
    te gjite e dije qe erdoani me imam ne xhamia dhe qeverin rama,qe formuan gjihadin e shqiperis dhe kosove maqedonis per ne siri.
    tituj ne gjuhen frenge.
    la turquie detien le rekord de violation des droits de l’homme.une rapport de l’ONU denonce le exaction de force de police turque dans les regions kurde.
    2.video sesi erdogani me turqin furnizon me arme te prodhim ruse terroristat e isis-t ne siri e irak.
    Video.
    un journal turc publie les image d’armes livres par la turquie aix djihadiste en syrie.
    3.Turquie:Deash/liasons dangereus.
    ne shqip.turqia me deash erdoganin,lidhje te rrezikshme.deash i thojn ndryshe isis-t.
    4.Erdogan pointe du doing cex qui finance les terrorist de deach.
    5.la turquie achet les misiles ruse.Figaro.
    6.accord turco-ruse sur le misile,une escaade du conflicte entre turquie et NATO.
    7.la turquie turne le dos a l OTAN.
    ne shqip.turqia ja kthen shpinen natos.
    8.la turquie n entrera jamais dans l’Europ.
    ne shqip.turqia nuk hyne apo nuk pranohet kurre ne evrope.
    edi rama e dine mire sasa urrehet turqia e rusi nga euro-usa,por esgte aleate sekret i erdoganit dhe putinit,vetem qe ta hjek,largoje shqiperin nga NATO,dhe triufojn serbiaxme greko rusin anti shqiptarve.

  4. STOP GAY manipulation de president et prenier ministre narco rama,contre les Albanais.
    la politique et relations Gay de edi rama avec hommo partner erdogan,c’est tres dagereux pour albanie.
    PS dhe Rama kercnojn evropen me multi tona trafik droge.
    me islanosmin dhe erdoganizmin,dhe tani me shefin e erdoganit e edi rames,putinin e rohanin e iranit.

  5. rama krymb njeqelizor i stalin.erdogan dhe putin,ket krymb ja mbollen ruset babait kristaq ne leningrad e ja vazhdoi erdogan ne anadoll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *