• |
ide | kryesore

I spiunojnë fqinjët, policia zbulon drogën poshtë divanit, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Lajme



Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë fill pas “spiunimit” që është bërë nga fqinjët e tyre në Perugia të Italisë. Të rinjtë të moshave 26 e 21 vjeç shisnin kokainë dhe sipas raportimit të medias italiane punën e bënin në mënyrë “të dukshme”. Pikërisht mungesa e diskrecionit i ka kushtuar atyre shtrenjt pasi fqinjët kanë raportuar për lëvizjet e tyre të shpeshta, duke sjellë kështu policinë. Forcat e rendit nuk janë vonuar shumë për të provuar se kishin të bënin me një rast të trafikut të drogës. Në shtëpinë e tyre janë gjetur 46 doza kokainë si dhe rreth 1050 euro cash, të fshehura poshtë divanit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *