• |
ide | kryesore

Kush do ta zëvëndësojë Juli Krisafin në emisionin e pasdites në “Top Channel”

F1, Paparazzi



Vrulli i qarkullimit të emrave nga njëri televizion në tjetrin ka nisur sërish. Përveç tyre edhe programe televizive janë përmendur. Nga kjo valë ndryshimesh e lëvizjesh nuk shpëtoi pa u përmendur as emri i Blendi Fevziut, Turjan Hyskës, Agron Llakajt, por edhe programe si 2XL, të cilat vijojnë të jenë në biseda mes drejtuesve kryesorë të mediave në vend.

Ditët e fundit, ndryshimet më të komentuara mediatikisht janë ato nga Vizion Plus. Sapo Turjan Hyska lëvizi drejt Klanit, edhe programi 2XL e ndoqi pas për një projekt të ri në të njëjtin ekran.

Një ditë më vonë, pasi Juli Deda u përshëndet duke falënderuar me mirënjohje produksionin e këtij ekrani për mbështetjen e gjatë, sot një emër besnik i Vizionit mësohet se do të lëvizë drejt Top Channel.Burimeve pranë Blitz.al kanë mësuar se prezantuesja e njohur Anila Çela, e cila prej vitesh ka drejtuar disa programe në Vizion Plus, sezonin e ri do të zhvendoset në Top Channel për të drejtuar “Pasdite në Top Channel.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *