Grupi B zbret në fushë Marokun e Iranin për ndeshjen e orës 17 në Shën Petersburg. Dy skuadrat kërkojnë të lenë gjurmë në këtë turne, edhe pse do të jetë shumë e vështirë me dy rivalët e mëdhenj që kanë në grup.
Nuk janë regjistruar precedentë në një fazë finale të Botërorit e në të vetmin rast që dy Kombëtaret janë ndeshur, sfida ka përfunduar në barazim.
Maroku është në prezantimin e 5 në një turne të tillë, të parën që nga 1998, por nuk ka kaluar kurrë në 1/8 e finaleve. Afrikano-veriorët kanë fituar vetëm dy në 13 ndeshjet e diskutuara në Kupën e Botës. Maroku shpreson që Nabil Dirar të rikuperojë, duke qenë se për shkak të dëmtimit ka munguar në dy miqësoret e fundit kundër Sllovakisë e Estonisë. Ky është edhe Botërori i parë si trajner për Renard, tekniku i Marokut, i vetmi që ka fituar Kupën e Afrikës me dy skuadra të ndryshme (Zambia e Bregu i Fildishtë). Lider i skuadrës është padyshim juventini Mehdi Benatia, që do të nisë titullar bashkë me talentin e Ajax Ziyech.
Për herë të parë në historinë e tij, Iran (në pjesëmarrjen e pestë) është kualifikuar dy herë rradhazi në fazën finale të Kupës së Botës: formacioni aziatik ka fituar vetëm 1 në 12 ndeshjet e zhvilluara pa kaluar kurrë fazën e grupeve. Në pankinën e Iran është Carlos Queiroz, në Botërorin e tij të tretë rradhazi si trajner dhe i dyti me Iranin. Rezultatin më të mirë e ka arritur në 2010, kur e coi Portugalinë në 1/8, ku u eleminua më pas nga Spanja. Problem për Iranin është skualifikimi i Ezatolahit, ndërsa ka dyshime për kondicionin fizik të Mehdi Taremi dhe Askhan Dejagah.