• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit/ A do të vazhdojnë reshjet gjatë fundjavës?

Lajme, Të fundit



E shtuna dhe e diela do të jenë me kthjellime, vranësira, por do të ketë edhe shira afatkshkurtër. Temperaturat do të pësojnë një rritje graduale, duke arritur një maksimum prej 32°C.

Ky është parashikimi që bën Meteoalb.

Ndërsa ditën e sotme, zonat qendrore dhe juglindore janë përfshirë nga reshjet e shiut, që parashikohet të vijojnë deri në orët e vona të pasdites.

“Sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore. Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel. Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C”, – thuhet në njoftimin e Meteoalb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *