• |
ide | kryesore

PD akuza të rënda për Klan dhe Top Channel: Çensurojnë lajmet për bizneset me Ramën!

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike akuzoi dy televizionet kombëtare, Tv Klan dhe Top Channel se kanë nisur çensurën për opozitën, tashmë që presin nga Edi Rama t’i financojë me 5 milion euro nga taksa që paguhet për Televizionin Shtetëror. Propozimi i pronarëve të televizioneve kombëtare dhe atyre informative u zyrtarizua gjatë një takimi në ambjentet e Autoritetit të Mediave Audiovizive pak ditë më parë dhe sipas Partisë Demokratike censurimi i skandalit me linjën ajrore Air Albania është një nga shenjat e para të censurës, në këmbim të parave.

Deputeti Gent Strazimiri tha se të dyja televizionet kombëtare nuk pasqyruan denoncimin për Sinan Idrizin, mikun e Edi Ramës që me 100 mijë lekë do të përfitojë financime nga Albcontrol për aeroportin e Vlorës. Madje Top Channel, tha Strazimiri censuroi edhe lajmin e nderimeve që po i bëhen në Has autorit të plagosjes së Azem Hajdarit, ish deputetit Gafur Mazreku.

“Partia Demokratike shpreh keqardhjen që ecejaket e shpeshta të drejtuesve të televizionit në zyrën e Kryeministrit për të siguruar miliona euro financim nga taksat e shqiptarëve po dëmtojnë rëndë besueshmërinë dhe profesionalizmin e televizionit kombëtar Top Channel, të televizionit Klan dhe çdo mediaje tjetër që, në vend të informimit të plotë e të paanshëm të publikut, zgjedh të bëjë biznes bashkë me qeverinë kundër interesit publik” tha Strazimiri, duke lëshuar kësisoj një akuzë të rëndë ndaj dy televizioneve kombëtare.

Gjithsesi PD nuk duket e bindur në akuzat që bën. Me shpresën se këto dy media do të kenë mirësinë t’ia transmetojnë edhe njëherë denoncimin për korrupsion, Strazimiri lexoi edhe njëherë akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama, që një ditë më parë i kishte lexuar Jorida Tabaku.

Deklarata e deputetit Gent Strazimiri

“Televizionet private kombëtare, Klan dhe Top Channel çensuaruan dje Partinë Demokratike në denoncimin e një prej aferave më flagrante korruptive të qeverisë së Edi Ramës- liçensimin e një kompanie fantazën me 100 mijë lekë kapital për të operuar me linjën ajrore Air Albania.

Çensurimi i përsëritur i opozitës nga dy televizionet privatë kombëtarë, të liçensur për të informuar me paanshnëri publikun dhe jo për t’u fshehur qytetarëve aferat korruptive të qeverisë, tregon se liria e medias në Shqipëri po mbytet nga interesat korruptive politike dhe ekonomikë.

Duke qenë se në vend të informimit të publikut, televizionet kryesorë në vend, njësoj si në rastin e çensurës për inceneratorët, kanë zgjedhur t’i shërbejnë parave të pista të qeverisë dhe biznesit të lidhur me të, Partia Demokratike po risjell edhe një herë të plotë denoncimin e djeshëm.

“Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.

Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokratike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive sëbashku me një kompani turke për Aeroportin e Vlorës. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.”

Partia Demokratike publikoi edhe një foto, ku Sinan Idrizi, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është i pranishëm në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Partia Demokratike bëri dje disa pyetje për Edi Ramën, që nuk u transmetuan nga 2 televizionet kombëtare dhe për të cilat Edi Rama vazhdon të heshtë:

· Të kujt janë paratë e Air Albania?

· Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

· Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

· A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane. “

Kjo është deklarata e çensuruar nga dy televizionet kombëtare privatë.

Po dje, Partia Demokratike u çensurua plotësisht nga televizioni Top Channel, i cili zgjodhi të heshtë dhe të mos transmetojë asnjë sekondë denoncimin se pushteti i Ramës po bëhet gati të dekorojë si “Qytetar Nderi” autorin e vrasjes së mbetur në tentativë, të Azem Hajdarit iderit të Lëvizjes së Dhjetorit brenda sallës së Parlamentit.

Top Channel ia fshehu publikut këtë lajm, megjithëse Partia Demokratike e faktoi me dokument aktin skandaloz të Kryetarit të Bashkisë së Hasit, duke theksuar se nderimi i një deputeti vrasës, është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që ecejaket e shpeshta të drejtuesve të televizionit në zyrën e Kryeministrit për të siguruar miliona euro financim nga taksat e shqiptarëve po dëmtojnë rëndë besueshmërinë dhe profesionalizmin e televizionit kombëtar Top Channel, të televizionit Klan dhe çdo mediaje tjetër që, në vend të informimit të plotë e të paanshëm të publikut, zgjedh të bëjë biznes bashkë me qeverinë kundër interesit publik” 



1 Comment

  1. Ky vend ka marre tatepjeten parate e taksa-pagueseve shqipetare si dhe te donacioneve te huaja u -Kapitalizuan- nga shpura e edvin drogaxhiut.E dyta parate e pista te droges ku Vlora eshte kryesuesja e kultivimit dhe trafikimit ta hashashit doni -nuk -doni do pastrohen ne aeroportin e Akernise dhe si njeriu me i besuar i –drogaxhinjve te qeverise -i edvineve-tahireve dhe xhafajve-eshteSinan Idrizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *