• |
ide | kryesore

Rrëfehet Grida Duma: Më kanë baltosur nëpër portale…

Paparazzi



Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike ka qenë e ftuar ditën e sotme tek emisioni “Rudina” në Tv Klan nga ku përveç angazhimit në politikë ajo foli edhe për jetën e saj dhe marrëdhënien me djalin Darien.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë moment kur të qenit personazh publik e ka penguar, deputetja u përgjigj se “baltosja nëpër portale është një ndër to”, duke e quajtur atë “një kosto mendore”.

“Ka disa momente të vogla siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim. Por kush është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë?

Jo, asnjë problem nuk kam me këtë. Gjithmonë duhet të bëjmë numërimin që ka 3 njerëz që na shajnë, ndoshta dhe 300, por janë 3.000 apo 300.000 ato që na duan. Por e mirëkuptoj baltosjen deri në një masë të caktuar sepse njerëzit kanë nevojë të shfryjnë dhe mund të jetë të painformuar apo me një zili si pasojë e jetës së keqe.

Edhe nëse ne do të bënim një dialog të gjatë a do të gjenim një personazh të vetëm të cilin ky vend nuk e ka baltosur? Edhe njerëzit me të cilët jemi nderuar me çmime ndërkombëtare nuk i kanë shpëtuar baltosjes. Nuk i ka shpëtuar askush”, – është shprehur ajo.



2 Comments

  1. Po kur flet dhe ti per baltosje… ti po rri ne shtepin e baltes. Dhe baltaxhiun me te madh e ke ber baba shpirteror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *