• |
ide | kryesore

Trafikuan 7 mijë shqiptarë në Britani, shkatërrohet banda në Spanjë

Lajme, Të fundit



Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që trafikonte shqiptarë në Britaninë e Madhe. Në pranga kanë rënë 39 trafikantë. Mendohet se ata kanë trafikuar 7 mijë shqiptarë.

Operacioni u ndërmorr në portin Santander të Spanjës dhe gjatë aksionit policia arrestoi dy shtetas rumunë, shoferi dhe pasgjeri, që po transportonin nëntë shqiptarë brenda një furgoni. Tre shqiptarë të tjerë u kapën brenda një autobusi gjatë kontrollit të policisë dhe 2 të tjerë u kapën në një rimorkio të një kamioni. Policia spanjolle në një deklaratë tha se shtetasit shqiptarë përpiqeshin që të kalonin fshehurazi me kamionë ose makina në territorin nëpërmjet përdorimit të dokumenteve false.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *