• |
ide | kryesore

Tre golat Video/ Super Ronaldo ndal i vetëm Spanjën

Arkiva, F1, Sport



Ku do te ndalojë ai? Kështu pyet gazeta franceze L’equipe pas ndeshjes Portugali Spannjë. Kristiano Ronaldo shenjoi me forcë fillimin e këtij kampionati duke barazuar i vetëm Spanjën. Katër herë Topi i artë ka kryer një prezantim që do të mbahet mend gjatë kundrejt njërit prej favoritëve të këtij kampionati. Gazeta Franceze që i ka dhënë notën 8 sulmuesit portugez përshkruan edhe mënyrën se si shënoi ai (shikoni poshte videot e tre golave).

Ronaldo s’humbi kohë në këtë takim dhe fitoi një penallti pas vetëm katër minutave lojë, të cilën e konvertoi në gol vetë, duke i dhënë epërsinë Portugalisë.

As reagimi i spanjollëve nuk vonoi kur Diego Costa e trullosi mbrojtjen e Portugalisë për ta barazuar rezultatin në 1-1. Ronaldo doli në skenë edhe një herë në pjesë të parë, dhe me ndihmën e gabimit trashanik të David De Geas, e ktheu epërsinë e ekipit të tij.

Spanja e nisi furishëm pjesën e dytë dhe shënoi pas 10 minutave lojë, përsëri me anë të Costas, para se Nacho të shënonte gol shumë të bukur vetëm tre minuta më pas për epërsinë e Spanjës për herë të ndeshje.

Por, Ronaldo e pati fjalën e fundit në këtë ndeshje, dhe realizoi gol më të mirë të mbrëmje, duke e lënë të shtangur De Gean me një goditje nga gjuajtja e lirë.

©Lapsi.al

 

 

https://youtu.be/kvZXxIWbq3A



1 Comment

  1. Nuk mund te pretendosh se je me i miri ne bote dhe te stimulosh ne ate fare feje! Per mua penalltia nuk ishte e drejte kemba e djathte e “CR7” u ngjit me te Nachos! Pike as nuk e preku fare! Arbitri italian e hengri keq stimulimin! Deri kur arbitrat do te vendosin per fatin e ndeshjeve? Nuk eshte me futboll eshte bissnes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *