• |
ide | kryesore

Vdes tragjikisht gruaja, zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë në Peshkopi (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë më shumë informacion për aksidentin e rëndë që ndodhi sot pasdite në Peshkopi, ku gjeti vdekjen një grua. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ” Ura e Pesjakës”, Maqellarë. Sipas policisë ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Ndërsa nëna e tij shtetësja A.K, rreth 79 vjeçe, fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes të posaçëm në kushte të vështira të motit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur pasojat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *