• |
ide | kryesore

Vrau me armë gjahu 27 vite më parë, kush është 79-vjeçari i kapur në Mallakastër

Lajme, Të fundit



Një 79-vjeçar nga Mallakastra është vënë në pranga ditën e sotme, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur 27 vite më parë. Kadri Rustemi është dënuar me 25 vite burgim për veprën penale “Vrasje”, si dhe tentativë vrasje.

Sipas njoftimit të policisë, 79-vjeçari Kadri Rustemi, banues në Lavdan të Mallakastrës, “Me vendim Gjykate Nr.38 datë 26.12.1996, është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 76/22 të Kodit Penal. Shtetasi Kadri Rustemi, në datën 26.07.1991 ka vrarë me armë gjahu shtetasin Xh.H dhe ka tentuar të vrasë shtetasin A.H, banues në Mallakastër”.

Sakaq, materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *