• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Elbasan, 2 persona në rrezik për jetën

Lajme, Të fundit



Një aksident ku kanë mbetur të plagosur 2 persona ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy automjete janë përplasur në fshatin Pajovë dhe të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit për të marrë mjekime. Sipas mjekëve të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, veçanërisht këmbësori.

Automjeti tip ‘Benz’ me targë AA 887 RC është përplasur me një ‘Volkswagen’ me targë AA 729 NM.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që janë shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *