• |
ide | kryesore

Argjentina “e madhe” kundër Islandës “së vogël”

Rusi 2018, Sport



Në Botëror kufijtë mes skuadrave të mëdha e të vogla janë një vijë e hollë, që ndonjëherë edhe fshihet, kur skuadra përballë favorites vë në fushë gjithcka për të marrë dinjitet por edhe rezultat. Në Grupin D, Argjentina e Islanda janë në këto pozita: dy formacione krejt të kundërta, për traditë, potencial, e aftësi individuale, mjafton të thuash që kjo është prezenca e parë e Islandës në finalet e një Botërori, por kujdes… ishullorët nuk mund të neglizhohen dhe më mirë se kushdo këtë e di Anglia.

Davidi kundër Golias…

Stadiumi i Spartak në Moskë, në orën 15.00, është arena për të parë në fushë një ndër skuadrat me pritshmëritë e mëdha, Argjentinën, kundër vendit më të vogël të përfaqësuar në Rusi, vetëm 334,000 banorë, por me zemër të madhe. Icelanda e Hallgrimsson është e ngjashme me atë që performoi aq mirë në 2016. Lojë grupi, skuadër e mbledhur, agresivë në krahë dhe imponues në zonë në goditjet standarte. Ylli i tyre është Gylfi Sigurdsson, 5 gola në 9 ndeshjet e fundit. Pritet shumë prej numrit 10, duke qenë se të gjitha aksionet e rrezikshme kalojnë nga këmbët e lojtarit të Everton. Islanda do të ketë edhe armën plus, e kishte edhe në Europian: mbështetjen emocionuese të tifozëve të tyre. Por edhe kaq mund të mos mjaftojë për të vënë përfund Lionel Messin dhe të tjerët, por një gjë është e sigurtë: vikingët do ta provojnë.

Sulm yjor, por golat janë problem…

Argjentina është skuadra me sulmin më të frikshëm të turneut. Me Lionel Messin e Sergio Agueron favoritë për të qenë në fushë nga minuta e parë, pankina ka emra luksi si Gonzalo Higuain e Paolo Dybala, pa përmendur faktin se nuk është preferuar Mauro Icardi. E megjithatë në përplasjen me Islandën ka një statistikë të përbashkët, por që është e sikletshme vetëm për Albicelesten: dy skuadrat janë ato të kualifikuara në zonat e tyre, duke shënuar numrin më të vogël të golave.

Motivimet plus të argjentinasve…

Ndeshja e parë e Rusi 2018 për Argjentinën ka edhe një motivim më shumë për Javier Mascherano. Në momentin kur do të zbresë në fushë, ish-lojtari i Liverpool do të shënojë rekordin e përfaqësimit me fanellën e Kombëtares, 144 prezenca, duke kaluar Javier Zanetin. Por sytë e të gjithëve janë tek numri 10, Lionel Messi. Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Argjentinën me 64 gola ka shansin e fundit për të fituar një Botëror dhe për të legjitimuar se është një ndër më të mirët e të gjitha kohërave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *