• |
ide | kryesore

Arian Çani: Teatri nuk mbrohet me sharje, qeveria zbythet me…

Lajme, Të fundit



Gazetari Arian Çani ka bërë një reagim në portalin “Zonë e Lirë” për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai thotë se për mbrojtjen e Teatrit nuk ka nevojë për sharje dhe fyerje, nëse çdo natë mblidhen aty vetëm 100 qytetarë për të ndezur qirinj.

“Teatri Kombëtar duhet mbrojtur me çdo kusht. S’ka nevojë për greva urie dhe as për sharje e fyerje publike.

Mjafton 100 qytetarë të mblidhen çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje në atë shesh të bukur me nga një qiri të ndezur në dorë dhe nuk ka pushtet në botë që nuk zbythet.

Teatri ka qenë, është dhe do të jetë hapësira më e madhe shpirtërore e humanëve. I pari ka qenë Teatri (pra fjala). Teatri mbrohet me vetëm 100 qytetarë të heshtur në atë shesh dhe mijëra të tjerë që i bëjnë like në rrjet.

Le të përsëritet e njëjta skenë si ajo që pamë të premten në mbrëmje. Vetëm kaq mjafton. Përndryshe ruspa e pushtetit arrogant, do ta rrafshojë brenda një nate korriku Teatrin. Dhe korriku po vjen…” – thotë Arian Çani. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. E para e punës, vërtetë që protestat kanë efektin e tyre nëse qeveria dëmton direkt interesat e një grupi shoqëror, siç janë aktorët që po protestojnë për Teatrin, qe ata me të drejtë e quajnë “shtëpinë” e tyre, por protesta veç efekteve spontane për interesa të ngushta grupesh, do të ishte shumë më e efektëshme nëse do të merte përpjestime kombëtare me qëndrime të solidaritetit në luftën ndaj së keqes.
    Problemi i kësaj qeverisje, është veprimi arogant në shkelje të ligjeve të shtetit.
    Protesta duhet të kalojë tashmë në fazën tjetër. Në mbrojtje të shtetit ligjor.
    Mirë bënë kuksianët që protestuan për taksën e kalimit të tunelit, mirë kanë bërë edhe naftëtarët e grupet e tjera të shoqërisë që protestojnë për shkeljen e të drejtave të tyre.
    Por nuk luftohet e keqja vetëm duke u ndarë në ngastra interesi.
    Kemi përpara një “mazhorancë” fiktive të dalë me zgjedhje të dhunëshme e me vota të blera nga paratë e drogës, që me një shenjë të kryeministrit, është e gatëshme të ngrejë kartonat në parlament për të votuar ligje kundra ligjeve, të votojë pra kundra shtetit ligjor.
    E vetmja rrugë tani për t’ja ndalur rrugën së keqes, është mobilizimi i gjithë shqiptarëve për të bllokuar vendimmarjen e kësaj mazhorance në parlament.
    Këtu nuk po bëhet më fjalë për thjeshtë luftë politike midis partishë që duan të mbajnë apo të vijnë në pushtet.
    Me drejtësinë që piktori kryeministër me prirje të dukëshme diktatoriale e ka shtënë tërësisht në dorë, pa rezultat do të jenë edhe protestat kundër ministrave të mbrendshëm të përzjerë me trafiqet e drogës e krimit.
    Demaskimin e paudhësive të Ramës, duhet t’ja leme qoftë edhe atyre mediave të pakta të pa kapura prej tij.
    Aksioni protestues qytetar duhet të drejtohet kundër kryeministrisë e veglës së Ramës, Parlamentit të deputetëve “shumicë” që vendosin për çdo marrëzi që i vjen në kokë atij.
    Është vënë re se me protesta të veçanta e spontane, Rama i frikësuar ka bërë sikur është tërhequr, por sapo kalon efekti i tyre, ai bën përsëri të tijën.
    Nuk po e zgjidh problemin edhe bllokimi i këtij farë Parlamenti, nga deputetët e opozitës.
    Ish ministri i fundit i sigurimit të diktaturës enveriste, me cilësinë e kryetarit të parlamentit, edhe me deputetët e opozitës të ngujuar në foltore, vazhdon me pafytyrësi komedinë e aprovimeve të ligjeve kundër shtetit ligjor.
    Pritet që ky parlament të mblidhet për të miratuar një ligj enkas për prishjen e Teatrit Kombëtar, në shkelje flagrante të ligjeve të miratuara më parë. ashtu siç u bë edhe me “reformën në drejtësi”.
    Nëse ndonjë vendim i shumices parlamentare është në kundërshtim me Kushtetutën, sot Shqipëria nuk ka fare Gjykatë Kushtetuese që të kthejë mbrapsht vendime të Ramës.
    E vetmja rrugë pra ngelet që të rrethohet parlamenti nga protestuesit, për të mos lënë kukullat e Ramës që të bëjnë farsën e votimit me komandë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *