• |
ide | kryesore

BBC një artikull dedikuar Bebe Rexhës

Paparazzi, Slider



Një ndër mediat më të mëdha ndërkombëtare, BBC i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha.

Duke folur për albumin e saj të shumëpritur “Expectations” që publikohet me 22 qershor, BBC shkruan se Bebe Rexha, ashtu si Dua Lipa dhe Rita Ora janë pjesë e pushtimit Shqiptar të top listave botërore.

“Ka diçka në ujin e shqiptarëve” shprehet Bebe duke qeshur.

“Jemi të fortë. Nuk na mund asgjë” thotë Rexha teksa tregon sesi babai i saj Flamuri emigroi në SHBA kur ishte 21 vjeç ndërsa mamaja, edhe ajo shqiptare kishte lindur në Nju Jork.

BBC thkeson se Bebe sapo ka publikuar këngën e saj të re “I’m a Mess” ndërsa albumi i saj i ri lancohet më 22 qershor, por kantautorja shqiptare ka realizuar një sërë Hitesh për artistë si Eminem, Rihanna, Selena Gomes, Nick Jonas dhe Iggy Azalea.

Kënga e saj me e fundit “Meant to Be’ ka shitur 4 milion kopje në SHBA duke u renditur në majat e klasifikimit amerikan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *