• |
ide | kryesore

“Corriere”/ Ndryshon rrjedhë hetimi për vrasjen e prostitutës shqiptare në Itali

Lajme, Të fundit



Nuk ka dhënë rezultatet e pritura ndalimi i një 63-vjeçari nga provinca e Cuneo në Itali në hetimet që po zhvillohen për vdekjen e 20-vjeçares shqiptare Anxhela Meçani e cila u hodh nga një makinë në lëvizje në një rrugë dytësore në Torino javën e kaluar gjë që i shkaktoi vdekjen 13 orë më pas në spitalin Santa Croce di Moncalieri.

Corriere Della Sera ka dhënë detaje të reja mbi historinë e prostitutës shqiptare që ka shokuar opinionin publik jo vetëm në Itali, por edhe në vendin tonë. Hetimet morën një tjetër rrjedhë pasditen e së enjtes kur skuadra e lëvizshme shoqëroi nga shtëpia e tij personin e dyshuar. Makina e tij tip Mercedes u sekuestrua dhe ndaj tij nisi një seancë e gjatë pyetjesh. Automjetit iu bënë një sërë kërkimesh dhe analizash për ta lidhur me vendin e krimit.

Por pas serisë së gjatë të pyetjeve 63-vjeçari u la i lirë pasi nuk u gjetën prova për ta lidhur me krimin. Hetimet, sipas gazetës italiane janë duke u fokusuar te roli që mund të ketë pasur ky person në këtë histori. Angjela besohet se hodh nga një makinë në lëvizje dhe ndaj saj nuk ishte ushtruar dhunë më herët. Sipas hetimeve, shqiptarja besohet se përveçse është hedhur nga makina edhe është goditur prej saj. Në asfalt nuk janë gjetur gjurmë të goditjes megjithëse në fillim u besua se ajo u rrah dhe më pas u flak nga makina nga ndonjë klient.

Autopsia e drejtuar nga mjeku ligjor Roberto Testi doli në konkluzionin se vajza kishte humbur jetën nga dëmtimet e brendshme në mëlçi dhe veshkën e djathtë. Mjekëve të ndihmës së shpejtë vajza u kishte rrëfyer për një klient që nuk e kishte paguar dhe se ajo ishte rrëzuar nga makina.

Nga këqyrja e tablateve telefonikë bashkë me vëzhgimin e kamerave të sigurisë të autostradës, hetuesit mburriten deri te 63-vjeçari nga Fossano, por për momentin nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur atë në qeli. Mbetet ende i paqartë shkaku i vdekjes së 20-vjeçares që shkoi në Itali me ëndrrën për tu bërë balerinë, por përfundoi si prostitutë në rrugët e periferisë. ©Përgatiti LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *