• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Rama hap një portal të ri, harxhon 1 milion USD

Lajme, Të fundit



Pas hapjes së qindra portaleve në Shqipëri, kryesisht nga biznesmenë, politikanë dhe gazetarë anonimë, radha i vjen ekzekutivit. Tpz.al raporton se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do ndërtojë një portal për qeverisjen e hapur me publikun. Portali do të quhet “opendata.gov.al”, ndërsa do të jenë të atashuara rreth 40 institucione, të cilat do të publikojnë të dhëna.

Portali për qeverisjen e hapur, do të ndërtohet me një shumë që shkon deri në 837 milionë lekë të vjetra pa TVSh. Ndërsa me TVSH, shuma shkon deri në rreth 1 milion USD. Sipas dokumenteve në Agjencinë e Prokurimit publik, qeveria është e angazhuar që të krijojë këtë portal, nisur edhe nga nënshkrimi i udhëheqësve të G8 në dokumentin “Open Data Charter”.

“Të dhënat e hapura mbështesin dhe inkurajojnë inovacionin dhe sigurojnë një përgjegjshmëri më të madhe për përmirësimin e demokracisë” – thuhet në këtë dokument.

Por përveç shumës së çmendur, emri dhe funksioni i këtij portali i është “vjedhur”, një projekti që vepron prej vitesh në Shqipëri, dhe ka kryesisht të dhëna për tenderët, pasuritë e zyrtarëve apo të dhëna nga thesari i shtetit.

Bëhet fjalë për http://open.data.al/, e drejtuar nga gazetarja Aranita Brahaj, e që prej disa vitesh ka ofruar për publikun transparencë mbi fondet dhe shpenzimet e thesarit të shtetit.

Po në dokumentin e tenderit thuhet se “Open Data” është një platformë në formë portali të hapur, që shërben për katalogimin e të dhënave nga institucionet qeveritare.

“Ky portal do të shërbejë për t’u dhënë qytetarëve akses në të dhëna qeveritare duke përdorur mjete informatike moderne për: shfletimin e të dhënave qeveritare, vizualizimin e te dhënave qeveritare, analizën e të dhënave qeveritare, shkarkimin e të dhënave qeveritare në formate të ndryshme, publikimin e të dhënave qeveritare nga sisteme të ndryshme qeveritare në kohë reale dhe sigurimin e besueshmërisë në të dhënat qeveritare.” – shton dokumenti.

Nuk dihet nëse kjo është një përpjekje reale e qeverisë për transparencë, apo është thjesht një mekanizëm propagande, që pritet të dështoj si shumë inciativa të tjera të qeverisë. Kujtojnë këtu që portali Transparenca.al u mbyll ndërsa një tjetër iniciativë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, Shqipëriaqëduam.al po shkon drejt dështimit./tpz.al



3 Comments

  1. shume ide e mire .

    Cfare te keqe ka ketu ? Cfare ka ketu per te thene ‘ DEL DOKUMENTI’ ? Te thuash se ishte sekret deri tani .. ahah

  2. Edhe –E ALBANIA-eshte drejt -pjerdhjes-me pare mbaroje pune neper zyrat kur zije radhe se tani ne te ashtu quajturen -dixhitalizim–orline-per dekument tatimesh u deshen 48 ore per ta marre ne nje pike interneti ku aplikimi u krye ne dy minuta kurse pergjigjja 48 ore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *