• |
ide | kryesore

E hodhën nga makina, arrestohet vrasësi i Anxhela Meçanit në Itali, ishte klient i saj

Lajme, Të fundit



Pasditen e djeshme policia italiane ka ndaluar një person, të dyshuar si klienti i fundit i Anxhela Meçanit, prostitutës së re shqiptare të vrarë të shtunën.

Mediat italiane shkruajnë se është sekuestruar edhe makina e italianit të arrestuar, me banin në një provincë të Cuneos. Dyshohet se klienti e ka vrarë Anxhelën pasi nuk donte të paguante paratë pas shërbimit.

Pasi Anxhela i kërkonte me ngulm paratë, ai e ka shtyrë atë jashtë. Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë.

Sipas autopsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, të cilët po hetojnë lidhur me rastin e shqiptares, ka rezultuar se ajo nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina, shkruan “Torinotoday”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *