• |
ide | kryesore

FOTO/ Australiania denoncon burrin, e ngacmon polici shqiptar

Lajme, Të fundit



Qytetarë në Tiranë protestuan sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës kundër vrasjes së grave. Protestuesit morën shkasë nga dy ngjarjet e rënda, vrasjen e Xhuljeta Çunit dhe nënës së 6 fëmijëve, Adriana Shaholli. Sipas tyre, problem është moszbatimi i urdhrave të mbrojtjes.

“Xhuljeta Çuni kishte bërë 4 denoncime në polici. Por policia nuk mori asnjë masë sepse besoi vrasësin kur u tha se nuk e bëj më”, shprehet Arjola Hajdini, organizatore e protestës.

Ra në sy denoncimi i një prej grave të pranishme. Ajo është një shtetase e huaj që jeton prej disa vitesh në Tiranë, e cila tregoi historinë e saj, ku veç dhunës që ajo përjetoi nga bashkëjetuesi i saj shqiptar, ajo u ngacmua seksualisht nga polici ku bëri denoncimin.

“Ka shkuar në komisariatin numër 2 dhe nuk i është ofruar kurrë një përkthyes. Polici që është marrë me zonjën në fjalë, e ka ngacmuar seksualisht dhe ka vijuar pas denoncimit të saj që të kërkojë puthje”, – tha përkthyesja e saj në protestë.

Protesta nuk ishte organizuar nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e grave, edhe marrin fonde për këtë çështje, por nga 3 të rinj studentë, të cilët kanë bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale.



6 Comments

  1. Eshte kultura RAMISTE e jetes bashkeshortore, keshtue e ka ligjeruar deliranti, e keshtu bejne vartesit rilindas. Do i jape drejtim XHAFA, se i ka tere mundesite profesionale qe ne kohen e dum babes,,,enver, e sot ekemi aty ku eshte, ne gjumin me jastek me droge.

  2. Kjo eshte tipike ne institucionet e ketij vendi.Duke kerkuar te drejten bie gjithnje nga shiu ne bresher.Kjo pasi sa me lart ta kerkosh te drejten aq me e rende eshte kafeja e korrupsionit.Vend i mallkuar!

  3. Vendin ne te gjitha istitucionet po e qeverisin –SHUKURINJTE-qe nga qeveria deri tek policia cfare mund te presesh me.

  4. Pergezime studenteve dhe guxim per protesta te tilla! Dhuna ndaj gtuas ka nevoje te denoncohet publikisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *