• |
ide | kryesore

Franca me tre sulmues kundër Australisë

Rusi 2018, Sport



Franca konsiderohet mes pretendentëve të fortë për trofeun final në Rusi, por skuadra e Didier Deschamps duhet ta përligjë këtë vlerësim në ndeshjen e parë të Grupit C kundër Asutralisë, që do të luhet në orën 12.00 në Kazan Arena.

Barazi statistikore…

Përplasja e fundit mes tyre ka përfunduar me shifra për turpshme për australianët, që pësuan 6 gola, pa shënuar asnjë, në Paris. Por në fushë neutrale bilanci mes dy skuadrave është në ekuilibër të plotë: nga një fitore për secilën me rezultat të njëjtë 1-0.
Kualiteti i Gjelave dhe pritshmeria për Pogba..
Franca merr pjesën për të 15 herë në një Botëror, e gjashta rradhazi, ndërsa Deschamps ka në dorë skuadrën më të kompletuar që nga 1998 kur Gjelat u shpallën kampionë bote. Franca ka kualitet të lartë në cdo repart, madje edhe zgjedhje alternative, por mbi të gjithë në mesfushë spikat Poul Pogba. Mesfushori i United ka marrë mbi vete shumë kritika, por eleganca e tij dhe superioriteti që krijon në një kundër një, e kanë bërë fondamental. Rusia është vendi ku Pogba duhet të tregojë madhështinë e tij. Deschamps do ti besojë nga fillimi edhe juventinit Matuidi, ndërsa në sulm tridhëmbëshi do të jetë Griezmann-Mbappè-Dembele.

Australia, “e varur” nga Cahill…

Australia, prezantohet për herë të pestë në një turne madhor (e katërta rradhazi) dhe vetëm një herë e ka kaluar fazën e grupeve: në 2006 kur në 1/8 u eleminua nga Italia. Lojtari më i rëndësishëm vazhdon të jetë Cahill që ka realizuar 5 gola nga 11 të australianëve në Botëror. Sulmuesi është një nga 9 futbollistët që kanë shënuar në tre edicionet e fundit të Kupës së Botës. Ndryshimi i trajnerit mund ti japë një ide më shumë Australisë, duke qenë se drejt Rusisë e udhëhoqi Postecoglou, ndërsa pas dorëheqjes së tij, që nga janari 2018 skuadrën e mori hollandezi Van Marwijk. Tekniku do të përpiqet të kontrollojë sulmuesit francezë duke i besuar digës “angleze” të formuar nga Jedinak e Mooy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *