• |
ide | kryesore

Gjeometria kroate përplaset me dinamizmin e Nigerisë

Rusi 2018, Sport



Ndeshja e parë mes Kroacisë dhe Nigerisë, do të japë spektakël në Kaliningrad për Grupin D në orën 21.00. I vetmi rast ku ballkanasit kanë luajtur kundër një skuadre afrikane në një Botëror i takon 2014 me fitoren 4-0 kundër Kamerunit. Kroacia e Zlatko Dalic është në pjesëmarrjen e 5 në Botëror dhe u kualifikua pasi mundi Greqinë në playoff. Në anën tjetër, afrikanët e kanë kaluar fazën e grupeve në 3 nga 5 prezencat e tyre në Botëror, por këtë herë ata vijnë pa emra të njohur e me skuadrën me moshën më të re në Rusi 2018, për një mesatare 25 vjec e 352 ditë.

Synimi për të përsëritur 1998…

Ballkanasit janë kthyer në Rusi të jenë një formacion prestigji, por kanë nevojë për të përmirësuar rekordin e vetëm një kalimi të fazës së grupit në katër përfaqësime në Kupën e Botës. E formuar me lojtarë të klubeve më të rëndësishme Europiane, kualiteti i skuadrës së Dalic nuk mund të vihet në dyshim, mjafton të përmendësh se aty janë 5 lojtarë që kanë fituar 9 Champions League. Mesfusha e Kroacisë është e të gjithë prestigjit: zotërimi i topit dhe vertikalizimet pas shpinës së mbrojtësve janë karakteristike për klasin e lartë të Modric, Rakitic, Kovacic e Brozovic. Por, një pikë të dobët, mesfusha kroate ndoshta e ka. Pavarësisht teknikës së lartë, ajo është disi e ngadaltë, por rikuperimin e bën me dinamizmin në krahë, ku sidomos Perisic është i pandalshëm.

Nigeria “e panjohur”…

Nuk është se nuk ka probleme skuadra ballkanase, vecanërisht në mbrojtje, gjë që është reflektuar edhe gjatë kualifikueseve: vetëm 3 herë e kanë ruajtur portën të paprekur në 9 ndeshjet e fundit. Gjithësesi të dhënat janë më të mira se të Nigerisë, që vjen në turne me vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit. Super Shqiponjat vijnë vërtetë me emra të panjohur, por tekniku Rohr shpreson të ketë formuar një grup. Wingerat Obi dhe Moses janë pedinat kryesore të gjermanit, me lojtarin e Chelsea shënuesin më të mirë me 3 gola, por Rohr shpreson shumë tek Iheanacho, që ende nuk ka treguar sa mund të vlejë. Gjermani është munduar të ekuilibrojë forcën fizike me disiplinën në skuadër, por pa i humbur karakterin ofensiv nigerianëve – ata ishin sërisht skuadra afrikane e kualifikuar që ka shënuar numrin më të lartë të golave 12.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *