• |
ide | kryesore

Video/Ja çfarë ndodhi në Francë-Australi, “rastësia” i dha fitoren Gjelave

Rusi 2018, Sport, Video



Është mbyllur me fitoren e Francës 2-1 përballë Australisë, ndeshja e parë e Grupit C, luajtur në Kazan Arena. Vendimtar për suksesin e skuadrës së Deschamps ka qenë një gol me shumë fat për Francën. Paul Pogba ka shënuar një gol rastësor, me topin e devijuar që përplaset në traversë, por për fatin e keq të Australisë kaloi vijën e portës.
Franca mori avantazhin në minutën e 58, me ndihmën e VAR për të akorduar 11 metërshin, pas pengimit në zonë të Griezmann. Sulmuesi i Atletiko Madrid realizoi vetë nga pika e bardhë duke kaluar skuadrën e Deschamps provizorisht në avantazh, në një ndeshje tepër të ekuilibruar.
Por Australia nuk hoqi dorë nga loja e saj dhe skuadra e Van Marëijk barazoi rezultatin në minutën e 62 me 11 metërsh, i dyti i ndeshjes këtë herë për prekje të topit me dorë. Jedinak barazoi shifrat në 1-1, por goli rastësor i Pogba i ka dhënë tre pikët e para Francës në Grupin C.
Prezantim zhgënjyes megjithatë për Francën në debutimin e saj në Rusi 2018, duke qenë se Gjelat konsiderohen një ndër favoritët kryesorë për triumfin final.

https://www.youtube.com/watch?v=_cDmbF3JxhU



1 Comment

  1. S’keni turp. Vini video koti. Jo vetem qe s’ka gola leshi, por tek minuta 6’20” je keni rras me kenge kurani 😉 hajde gazetari hajde ;))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *