• |
ide | kryesore

Kapet grupi griminal që grabiti 43 shtëpi në Spanjë, kush janë kapot shqiptarë të organizatës

Lajme, Të fundit



Grupi kriminal, i njohur si ‘Babe Bands’ që ka kryer grabitje në Spanjë, Itali dhe Shqipëri është kapur nga autoritetet spanjolle. Dy shtetas shqiptar që u arrestuan të enjten e kaluar nga policia e Guardia Civil ishin kapot e organizatës për 43 grabitjet e bëra në provincat e Salamancës, Leonit, Valladolidit dhe Pontevedrës.

Operacioni i njohur si “Banesa” filloi në prill dhe grabitësit hynin në shtëpia për të vjedhur bizhuteri të shtrenjta dhe para. Guardia Civil, që ka bërë hetimin dhe më pas arrestimet për dy shqiptarët të identifikuar si S. K., 35 vjeç dhe A M., 29 vjeçe.

Ata ishin të specializuar në grabitje dhe arrinin të bënin kërcënime me armë. Grabitja e fundit që bënë para se të arrestoheshin ishte tek një cift që kishte një djalë të vogël 10 vjeç. Policia spanjolle ka njoftuar se hetimi mbetet akoma i hapur për të kapur persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë organizatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *