• |
ide | kryesore

Kujdes kur kaloni nga autostrada Tiranë-Durrës, nga e hëna devijohet sërish kalimi

Lajme, Të fundit



Riparimi i asfaltit në aksin Tirane–Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të rinise te Henen ne oren 06:00 te mengjesit fazen e trete e punimeve ne segmentin Maminas – Sukth ne drejtimin Tirane – Durres. Autoritetet njoftojne të gjithe te inetersuarit te kene parasysh devijimet e rruges dhe se si duhet te qarkullojne per te mos pasur probleme.ARRSH dhe policia rrugore kanë hartuar planin e radhës për të shmangur bllokimin e qarkullimit.

  1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 18/06/2018.
  2. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore.
  3. Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.
  4. Ky devijim do te vazhdoje deri diten e Enjte date 21/06/2018
  5. Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *