• |
ide | kryesore

Kush po luan me aktorët?

1, 2, Ide



E gjithë propaganda e pushtetit është angazhuar ditët e fundit për ta paraqitur çështjen e Teatrit Kombëtar si një dasi mes artistëve. Që pas tubimit të shtirë që zhvilloi kryebashkiaku Veliaj, mediat e pushtetit, ato që po përgatiten të rëmbejnë me miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, u munduan të vënë si kryelajme të tyre faktin se komuniteti i aktorëve ishte i ndarë, disa për ruajtjen e godinës së vjetër dhe disa për ngritjen e një teatri të ri. Të tjerë shkuan edhe më tej duke vënë në pah ndonjë lapsus banal në gjuhën e atyre që janë formuar për të interpretuar më shumë sesa për të menduar. Kështu u tentua të jepet një tablo e rreme sikur Reshat Arbana ishte kundër Luftëtar Pajos, sikur Robert Ndrenika ishte kundër Zamira Kitës apo sikur Alfred Trebicka ishte kundër Ervin Culit.
Në këtë histori, ku nuk do të qe e vështirë të dalloje konfliktin e atyre që thonë mendimin e tyre dhe të tjerëve që paguhen si drejtorë, këto cic mice kanë fare pak rëndësi. Në qëndrimet e aktorëve të pamësuar me gjuhën e drunjtë të politikës, e cila përbën fjalorin themelor të mediave tona tradicionale, dikush me siguri mund të shtangej nga patetizmi i ekzagjeruar i Asqeriut, nga shpërthimet ekstreme të Dërhemit apo nostalgjia e tepruar e Roza Anagnostit, por vënia e theksit tek ato është është një manipulim i pastër.
E para, sepse në gjithë këtë histori të dallueshme korrupsioni dhe arbitrariteti ka fare pak rëndësi forma e shprehjes, përpara aktit të rezistencës.
E dyta dhe më kryesorja, sepse sado që është i lidhur emocionalisht me fatet, kujtimet për të shkuarën dhe të ardhmen e aktorëve, fati i Teatrit Kombëtar nuk mund te jetë vetem monopoli i tyre. Ai është një çështje që na prek të gjithëve.

Lexo me tej:

Bujar Asqeriu nxjerr bllof Erion Veliajn. Ja si më censuroi nga mediat e tij

Pse nuk i bindi aktorët shfaqja e Erion Veliajt për projektin e teatrit

Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit

Prandaj, përpara se të merremi me aspektet banale të një drame shumë më të gjërë, gjithkush që është në mirëbesim, duhet të ngrejë disa pyetje.
Pse qeveria po përgatit një ligj antikushtetues që anashkalon korpusin legjistlaltiv të miratuar prej vitesh për t’i falur një tokë shtetërore në mes të Tiranës një kompanie private?
Pse kur ky është një biznes fitimprurës me grataçiela milionëshe, Edi Rama nuk bën garë por i’a dhuron atë klientit të tij, firmës Fusha?
Pse kur ndërkombëtarisht shitet sikur ka pasur një konkurs ndërkombëtar, qeveria e ka miratuar vetë edhe arkitektin danez Bjorke Ingels, që u paraqit në Tiranë me një plagjaturë të shëmtuar?
Pse kur ka një përvijim konsensual se ajo godinë dhe ajo zonë është monument i trashigimisë kulturore, askush nuk pyet për këtë?
Pse prej 20 vjetësh nuk hiqet dorë nga gënjeshtra se ajo ngrehinë është duke u shembur dhe më në fund doli dhe Veliaj që në stilin e tij, sa më i madh mashtrimi aq më e madhe besueshmëria, ngjalli panikun se aktorët rrezikohen të vdesin nga kanceri?
Pse disa herë kryebashkiaku u kap në mashtrim nga deklaratat e ministres së kulturës dhe të dy bashkë dolën bllof nga qëndrimet e Ramës?
Pra e gjithë kjo histori ngërthen brenda vetes aq shumë pikpyetje dhe dilema sa e ke më të lehtë të besosh tek një histori grabitjeje e përmasave të mëdha, sesa për një debat estetik se çfarë lloj teatri duhet të kemi.
Dhe si i tillë, diskutimi për të duhet të fokusohet pikërisht këtu. Tek afera, tek paratë, tek lidhja e shkurtër e kryeministrit me klientin e tij privat.
Çdo lloj shmagjeje tjetër, çdo tentativë për ta paraqitur atë si një betejë këndvështrimesh mes artistëve që kanë marë poste nga qeveria dhe atyre që nuk ndikohen nga versioni zyrtar, është një manipulim i pastër. Kushdo që vepron në mirëbesim dhe që nuk është pjesë e sistemi mediatik që po përgatitet të vjedhë taksat e shqiptarëve, nuk ka pse fokusohet as tek ndonjë fyerje e tepër e Trebickës, as tek debati banal mbi pagën e Mirush Kabashit dhe as tek ringjallja e Avni Rustemit në jetën reale.
Pyetja themelore e kësaj afere është nëse do ta lëmë Edi Ramën të vjedhë diçka që na takon të gjitëve. Dhe kush e shmang atë për t’u marë me detaje, nuk bën asgjë tjetër veçse renditet në krah të hajdutëve.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Kellirat le t’I marrin te keqen patetizmit te Asqeriut, shpërthimet e Dërhemit, nostalgjine e Roza Anagnostit etj.
    Me tej do do e shohin maje ne veshit pa pasqyre Kellirat ….

  2. Endri, pse me vonese? Ku i ke komentuesit e paguar qe edhe mut hane, por udheheqesit suprem i japun perhere te drejte?

  3. I Qarte bushati:
    Ceshtja është nëse do ta lëmë Edi Ramën të vjedhë ate
    që eshte e Tiranes
    duke na shkelur si kakerdhi delesh apo do ngrihemi t’i flakim tej bezhdilet e ndyra!!!
    .. Dhe kush e shmang ketë duke u fut ne skutherinat: ‘mua po me dhemb qaaamet
    Per sherrin, per… patetizmin e ketij, per fjalen e rende qe tha Fredi (qe beri nji bukuri, ne te vertete)
    nuk bën asgjë tjetër veçse renditet në krah të hajdutëve.
    Ndodhi.
    U vetedemaskuan si hyzmeqare ne kellireMOÇAL te Kermave (Moçali i Vinaqes)
    Kjo pune i vu Mocaloreve breket e
    V. Manushit (se nderume)
    maje kaptines!.
    (qenefët I marrshin eren e pordheve atyre brek..
    dhe brek… te tjera).

  4. Si per fillim. A e kupton inatciu Kapo-Bushati se cfare shkruan? Une besoj se s’ka kapacitetin e duher! Mediokrit shkruajne me mllef! Njerezit e ndershem ulin koken dhe i luten Zotit! POr nga kush paguhet ky analist?! Nuk e kuptoj me Shqiperine! S’e kam kuptuar asnjehere! Nje vend qe kurre s’ka patur shtet! Nje vend dhe nje komb qe u edukua per te qene vasal i te huajve! Nje vend ku njerezit shiten dhe blihen si ne pazarin e gjese se gjalle! Mire komentuesve u lind e drejta te zemerohen dhe te shkruajne edhe idiotizma,dallohen qe jane gjysem analfabete, por Andi,nipi i Hysniut, nuk duhet te bjere ne keto ujra! Me demokracine erdhi edhe injoranca! Shume komentues nuk dine te lexojne apo dhe te shkruajne shqipen,qofte edhe krahinore! Njerez qe kane mbaruar universitetet e Saliut nuk dine shqip! Mendoni pastaj kulturen qe kane! Ju rofshin partite! T’ju rroje Saliu,Mta dhe Edi! Ju befsha mutin te gjitheve!

    1. Cfare lidhje kane gjithe keto budalliqet qe ke shkruajtur me problemin ne fjale, vjedhjen e nje prone publike per interesa privat?

  5. Gazetaret shkruajne per shume arsye! Po ashtu dhe komentuesit! Jane militante,jane vrases,jane mafioze,jane medioker,jane te shitur,jane naive,jane idiote,nuk kane cfare bejne,jane zene me burrin apo gruan,jane te stresuar,jane analfabete apo gjysem,politikane,kane ardhur nga Vicidoli ne Tirane dhe ka shume arsye qe mendja e njeriut mund te mos i mendoje!Por cfare dua te them? Shkruan Andi Bushati me urdher te Saliut per nje artikull arsyet dihen eshte i shitur, dhe te gjithe gjysem analfabetet e mbrojne! Nuk shahet lajmetari eshte nenkuptimi! Por keta injorante, sepse Andi nuk shkruan te na thote te verteten,por sepse eshte paguar dhe paguhet kush e di nga kush dhe me cfare parash ? Ky,Andi, qe nuk eshte keq nga ekonomia,vetem ne Vlore tek pallati i Lules morren 130 mije euro,na qan hallin ne fukarenjve te varfer dhe na mbron duke luftuar Ramen! Dhe mire ben! Shan Ramen duke thene se fatkeqesia shqiptare filloi me Shtator 2013 pasi fitoi Rama! Neqoftese gjysem analfabetet duan ta besojne le ta besojne,por kjo nuk me pengon mua te mendoj se kush eshte ky Andi dhe kush jane keta injorante ,qe komentojne duke e mbrojtur ato qe shkruan Andi Kapo-Bushati .Ose sic shkruan ky Albi_I po vidhet prona publike dhe po jepet per interes privat! Une nuk mendoj qe nje gjysem analfabet eshte ne gjendje te kuptoje mendjen e semure te Saliut?! Ari dhe Mark uk jane te tjere shembuj te komentuesve qe akoma nuk dine shkrim! Falemnderit per mirekuptimin!

  6. Busht, kam nja 5 vite qe pothuajse te ndjek rregullisht me shkrimwt e tua! Dhe nje gje qe me shqetson si lexues! Jane ato linqet lexo kte e lexo ate! Aty e humb dhe rrjedhen shkrimj! Ok e kuptojme qe klikimet rriten tek ato lajmet qe ju keni publikuar! Po duket bajat! Ne gjysem te shkrimit lexo kte! E humb sesin e artikullit pa maru ate qe kisha nis me lexuar! Me duket gjeja me pavend ai reklamim qe mundohet ti beni!

  7. A kane pak dinjitet shqiptari keta gjysem analfabetet qe mbrojne Andin dhe Armandon dhe Saliun? Nuk dua them se sa idiote jane per ate qe shkruajne! Por lexoni se si shkruajne shqip? Kane mbaruar universitet e Saliut dhe jane analfabete! Urime! jasha dhe MosFolMe a jane te pa kulturuar, domethene idiote?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *