• |
ide | kryesore

Largohet nga “Vizioni” për në “Klan”, Turjan Hysko jep detajet, flet për dorëheqjen

Paparazzi



Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Turjan Hysko rrëfehet në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” për të gjitha projektet e reja që pret të nisë në shtator në “Klan”. Ai gjithashtu ka shuar edhe zërat për një shtatzëni të mundshme të bashkëshortes së tij, Orindës. Programi i ri në “Klan”, ndryshimet e “2XL” dhe shumë detaje të tjera të pathëna i zbuloni në intervistën e mëposhtme.

Pas një periudhe të gjatë kohore që keni punuar në “Vizion Plus”, vendosët të nisni një kapitull të ri në TV “Klan”. Pse vendoset të largoheshit?

Besoj që pas kaq shumë vitesh kërkoja sfida të reja, energji tjetër, dua stimuj të cilët besoj i gjej në “Klan”.

Gjithashtu me largimin tuaj do të merrni me vete edhe grupin e “2XL” për t’u zhvendosur si emision në “Klan”. Ishte propozim i juaji që në fillim apo… ?

Stafi i “2XL” është pothuaj familje për mua. Sigurisht që vendimi për t’u larguar nuk mund të linte jashtë planit një ‘show’ që e kemi ngritur me shumë mund dhe dashuri, kështu që i gjithë stafi m’u bashkua në “Klan”.

 Së shpejti do të jeni drejtor i përgjithshëm në “Klan Plus”a do ta risillni serish “Oktapod” në televizionin e ri?

Jo! Nuk ka vend në “Klan” për “Oktapod”!

A do t’ju bashkohet edhe bashkëshortja, Orinda, në rrugëtimin e nisur?

Jo, jo!

Në intervistën e mëparshme thatë se “Klan Plus” do të ndryshojë emër dhe do të jetë zgjatim i TV “Klan” si televizion gjeneralist. Çfarë vizioni keni parasysh të sillni në këtë televizion dhe çdo të ketë ndryshe nga TV-të e tjera?

Për momentin nuk mund të jap detaje, pasi jemi duke punuar mbi skemën programore!

Thatë që “2XL” do të ketë ndryshime i sjellë në “Klan” si dhe përveç tij, do të sillni edhe një projekt të ri. Për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë për “2XL”? A do të ketë ndryshim personazhesh apo formati?

Mund të them vetëm që gjithçka do bëhet më e madhe dhe do ketë shumë surpriza!

Çfarë mund të na thoni lidhur me projektin e ri që do të sillni në “Klan”?

Do jetë një program, i cili do ketë në fokus familjen! Do luajmë, do emocionohemi dhe sigurisht do fitohet shumë.

Si e pritën Dulakët largimin tuaj? A pati propozime joshëse për të qëndruar?

Dorëheqja ishte e panegociueshme, kështu që s’kishte vend për oferta joshëse. Unë kam qenë shumë i lumtur në “Vizion Plus” dhe “Tring” si profesionalisht dhe financiarisht.

Si erdhi propozimi për t’u bërë pjesë e “Klan” nga Frangaj? Çfarë ju bindi më tepër të vendosnit?

Erdhi nga një kafe e thjeshtë! Ishte marrë vesh që unë doja të largohesha dhe pas takimit të parë, Aleksandër Frangaj tha: “Ti do jesh pjesë e ‘Klanit’ tashmë”, të tjerat janë detaje. Dhe unë kam ardhur në “Klan” për të qëndruar gjatë.

Për pak dhe mbushet një vit që jeni martuar me bukuroshen Huta. Si është bashkëjetesa me të? Çfarë ka ndryshuar në një vit nga momenti që jeni shpallur burrë e grua?

Asgjë! Vazhdojmë po njësoj, të lumtur!

U përfol kohët e fundit për një shtatzëni të Orindës. Do të bëheni baba së shpejti?

Jo!

Turjan Hyska, këngëtar, moderator, ideator, producent, editor dhe autor. Si e identifikoni veten dhe cila është sfida e radhës?

Sfida e radhës është ajo për të cilën realizuam këtë intervistë.

Kur dhe si e mendon veten të plotësuar Turi? Cila është maja e arritjes për ju?

Maja më e lartë për mua është të qëndruarit me këmbët ngulur fort në tokë.

Ndërkohë që jo më larg se dje ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Instagram” edhe Julian Deda, duke i falënderuar me zemër pronarët e “Vizion Plus” për lirinë dhe rehatinë që i falën për nëntë vjet në “2XL”. “Po largohemi pa hatërmbetje”, shkruan ndër të tjera Juli. Një bashkëpunim vërtet i frytshëm dhe jo vetëm në këtë produksion, por edhe në të tjerë që aktori ka marrë pjesë. Ndërkohë që e mbyll statusin duke shkruar: “Do të nisim një rrugëtim të ri, na shkoftë mbarë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *