• |
ide | kryesore

Pas Ermalit dhe Ritës edhe Eleni Foureira koncert në Tiranë

F1, Paparazzi



Duket se ky vit do të jetë i mbushur me koncerte me disa nga artistët më të njohur, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Në fillim të qershorit Ermal Meta dhe Rita Ora mblodhën në ‘Sheshin Skënderbej’ me mijëra fansa.

Por duket se këta nuk do të jenë të vetmit shqiptar që kthehen në atdhe për të performuar. Së fundmi nëpërmjet ‘Instagram’-it të saj, Eleni Fourieira ka surprizuar të gjithë fansat shqiptarë. Ajo ka publikuar një fotografi me datat e koncertetve të saj në Europë dhe mes tyre ishte dhe Tirana. Në datën 25 korrik, Eleni Foureira do të vijë në Tiranë për të elektrizuar të gjithë skenën.

Me performancën e saj të jashtëzakonshme në ‘Eurovision’ është e sigurt se Eleni do të dijë si ta bëjë menjëherë për vetë të gjithë publikun shqiptar, edhe pse emocionet për një pjesë të madhe kanë filluar që tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *