• |
ide | kryesore

Reagon Beyonce pas lajmit për shtatëzani

Paparazzi, Slider



Gjatë turneut të saj ‘On the Run II Tour’ së bashku me Jay Z, Beyonce është shfaqur me bark të rrumbullakosur. Të gjithë fansat filluan të dyshonin se shumë shpejt ajo mund të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt.

Megjithatë Beyonce nuk ka zgjedhur të reagojë me fjalë, por vetëm me vepra. Në koncertin në Londër, këngëtarja u shfaq me një veshje të mahnitshme ngjyrë vjollcë, që i nxirrte më së miri në pah barkun e saj të hollë. Në këtë lloj mënyre Beyonce i hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një shtatzëni të mundshme të saj.

Pavarësisht se thuhej se Beyonce po ndryshon të gjithë garderobën për të mos treguar shtatzëninë, tashmë nuk ka më asnjë lloj dyshimi. Thjesht fotografitë që ngrinin dyshime për shtatzëni nuk ishin kapur në këndin e duhur. Beyonce do të vazhdojë të kujdeset për tre fëmijët e saj, sepse nuk ka ardhur ende koha për fëmijën e katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *