• |
ide | kryesore

Sa shtrenjtë e hanë kosovarët peshkun e freskët nga Shqipëria

1, 2, Ide

Si u bë Kosova mesdhetare dhe si po bëhet një pompë e madhe derivatesh.

1.

Më ra në mend ajo thënia japoneze se njeriun nuk e ndihmon duke i dhuruar peshk, por duke e mësuar të peshkojë, ndërsa isha në një restorant në Prishtinë, i ftuar për drekë nga një diplomat.

Restoranti ka një klientelë nga më të çuditshmet. Aty rregullisht gjendet ndonjë diplomat, ndonjë yll i estradës, ndonjë afarist, ndonjë politikan që bën pjesë në pushtet, ndonjë grup të rinjsh me fjalor të varfër dhe mungesë mirësjelljeje e që duken si kontrabandistë, por nuk janë figura politike-shkurt një përzierje që ka të përbashkët afinitetin ndaj peshkut të freskët dhe mundësinë për ta paguar atë.

Peshku është i freskët, mbërrin çdo ditë nga Shqipëria dhe është pjesë e një fenomeni, i cili qe i parashikueshëm shumë vjet më parë, kur filloi së ndërtuari autostrada që do të lidhte Durrësin me kufirin e Kosovës. Fenomeni ishte ndryshimi gjeografik që do ta bënte rruga, duke e shndërruar kulturalisht Kosovën në një vend mesdhetar, një lloj hinterlandi i Adriatikut shqiptar.

Arritja e peshkut të freskët, çdo ditë, e bënte Prishtinën kulinare aq mesdhetare sa edhe Tiranën në ato fillimet e demokracisë, një lloj zbulimi i mistereve të detit.

Por, ndryshimi mund të ndodhte vetëm nëse kishte klientë për peshkun, dhe për këtë u kujdes një autostradë tjetër. Autostrada e ndërtuar prej kufirit me Shqipërinë deri në Prishtinë nuk kishte për qëllim më peshkun, por klientin e peshkut. Peshku i ardhur me frigorifer deri në kufi të Kosovës e kishte të njëjtë a mbërrin për një orë e gjysmë në Prishtinë apo për dy – nuk do të kishte gjë që do të mundë të ndikonte në cilësinë e tij për gjysmë ore më shumë rrugë. Por, ky peshk nuk do të ishte cilësor po të mos hahej, e për t’u ngrënë u përkujdes pushteti i cili ndërtoi autostradën më të shtrenjtë në Evropë, prej kufirit të Shqipërisë deri në, supozohet, Prishtinë.

Ashtu siç qe supozuar se kemi një autostradë prej kufirit deri në Prishtinë, të bëjmë një supozim të edukuar (në bazë të një analize të gjatë në revistën prestigjioze “Foreign Policy”) se në këtë projekt janë vjedhur diku 300 milionë euro. Dhe të supozojmë se një pjesë e këtyre pareve nuk është fshehur jashtë Kosovës (për shkak të frikës se disi zbulohen) dhe se gjendet në vend; kjo i bie shumë para për peshk apo jo?

2.

Në fakt, i bie se elitat politike në pushtet e kanë adaptuar mësimin japonez. Kanë parë se nuk ka gjë të hairit prej peshkut të dhuruar dhe janë mësuar ta peshkojnë vetë.

E bëjnë këtë duke e përdorur buxhetin e shtetit si një lloj thesi parash që duhet shpenzuar për inat të Serbisë (si të ishin paratë e Serbisë); lista e zyrtarëve që hanë peshk me paratë e qytetarëve të Kosovës të mbledhura në buxhet rritet ditë më ditë në progresion gjeometrik.

Por, kjo është vetëm Maja e Ajsbergut. Paraja e vjedhur apo, të themi, e supozuar se është vjedhur nga autostrada që e sjell peshkun prej kufirit deri në Prishtinë ka hyrë në riinvestim. Dhe kjo para supozohet se ka gjetur mundësi të madhe shpëlarjeje në ndërtim. Dhe të hyrat nga ajo shpëlarje dhe nga vjelja e buxhetit janë të futura në konsumin e elitës politike në pushtet.

Kështu e kanë mbyllur ciklin e peshkut më të shtrenjtë në botë. Në mënyrë që ata të hanë peshk të freskët çdo ditë, qytetarët e Kosovës është dashur ta paguanin një miliard euro autostradën prej Morinës deri në, të supozojmë, Prishtinë. Të supozojmë se shuma është një miliard euro, sepse ende është sekret se sa kanë paguar qytetarët e Kosovës.

3.

Kosova u bë mesdhetare me autostradën që e bëri Shqipëria deri në kufi. Pastaj u kriminalizua edhe më me elitat e veta politike duke ndërtuar një autostradë thellësisht të korruptuar prej kufirit deri në, supozohet, Prishtinë. Pastaj u konsolidua elita kriminale-politike në të duke futur paratë e vjedhura, të supozuara si të vjedhura, në ndërtim dhe forma të tjera afarizmi.

Ky është një minileksion gjeopolitik. Në të pastaj mund të zhvillohen supozime të tjera. Njëri për shembull është se ashtu si erdhi peshku, erdhi edhe nevoja që të mos ketë sundim të ligjit. Nëse kapet peshku, duhet kapur edhe rendin e ligjin, shtetin. Nëse rendi dhe ligji nuk janë të kapur, nuk do të mundë të hahet peshku.

Dhe nëse kapet shteti, atëherë çdo gjë i subordinohet ciklit të peshkut. Për 20 vjet rresht ka ekzistuar mundësia që vëmendja të shkonte nga konsolidimi i një shteti demokratik dhe për 20 vjet rresht forcat e kapjes së shtetit kanë qenë të suksesshme për ta mësuar veten se si të kapet peshku.

4.

Gjeografia politike e Kosovës së shpejti do të ketë edhe dy ndryshime.

Gjatë këtij viti me paratë e qytetarëve të Kosovës do të përfundojë autostrada për në kufirin e Maqedonisë. Do të ketë dy efekte. Një, do të rrisë fondet e elitave politike-kriminale të cilat e paguajnë këtë autostradë shumëfish më shtrenjtë sesa kostoja. Dy, do të rrisë aftësinë e produkteve dhe shërbimeve, superiore, të Maqedonisë që të kenë qasje në tregun e Kosovës.

Dhe, gjatë dy-tre vjetëve të ardhshëm Serbia me paratë e Bashkimit Evropian do të ndërtojë autostradën prej Nishit deri në kufirin me Kosovën. Serbia me këtë do t’u afrohet me produktet e veta superiore tregjeve shqiptare (të Shqipërisë dhe Kosovës) dhe Shqipëria do t’i afrohet Serbisë me produktet dhe shërbimet e veta superiore (Porti i Durrësit, turizmi, pemët dhe perimet e hershme).

Kosova atëherë, me dy miliardë euro të qytetarëve të saj të shpenzuara në asfalt dhe vjedhje, do të bëhet gjeo-politikisht e barabartë me një pompë të madhe të benzinës, në të cilën ndalen veturat dhe kamionët për të shfrytëzuar tualetin, për të pirë kafe dhe për të blerë ujë.

Peshku, i cili kushtoi fillimisht një miliard euro, do të vazhdojë të serviret i freskët, i përgatitur gjithnjë e më mirë.

© KOHA Ditore

8 Comments

  1. Shto Fitoriet e kufijve:
    1. me M.Zi
    2. me Greqine.

    Te na rruajne sa malet tona
    Fuqite e Medha Mike
    qe na mbrojne si gjithnje !!!

    Ne mes te Prishtines a nuk ke monumentalin ‘Newborn’?!
    Newborni shqyhet nga Senjor & Oldbornët,
    pakngapak- drejtesisht!!!

    Fishta shau: -Ti Europe, Kurva e Motit!!!

    Prandaj vene llumin ne krye, qe sons of the beach
    ta bejne cqyerjen perfundimtare te Shqiperise!!

    Ta gezojme derisa shqiptari trimliridashes fa fut gjuuuume! Hap syte – hedh nji pordhe ‘autoctonus’- knon
    ‘O sa mire me qene shqiptar ohej!’- duartroket Sharlatanin e rradhes ne fron, qe ben cqyerje te vocrra—vetem ju mos u zini, amani!—I fut me hunde nji vize te bardhe….
    dhe gjuuuuuuuuuume.

  2. veton surooi te tregoi se pari si u be miljoner,duke vjedhur ndihmat e sorros se bashku me baton hagjiun.evropa dha para per te financuar nje televizion publik por vetoni e batoni i vodhen dhe ben tv private si klan kosova e koha vision .vetoni e batpni i dhan shembull thaqit si duhet te vidhet.

  3. po ky koqja e kandarit nuk e kupton qe rruget sjellin zhvillim dhe rritjen ekonomike le te pyese bizneset dhe mijra qytetare kosovare se cfare kane perfituar nga rruga e kombit ne fund te fundit edhe restorantit qe frekuenton zoteria e tij i eshte shtuar klientela nga peshku i fresket qe vjen nga shqiperia dhe qe zoteria ka mundesi ta shijoj cdo dite (qe i ngecte ne gryke per mendjen qe me ka) se perndryshe sikur te mos ishin rruget do e kishte shijuar njehere ne sene sic e ka shijuar ne kohe te ish jugosllavise

  4. Koqe gomari ky Vetoni. Ne vend qe te thote shyqyr na derdellis jo kshu po ashtu. Ok athere Veton kur te vish ne Durres bjeri nga Maqedonia e Veriut

  5. Vetoni na tregoi pra, se cfare i ka thene diplomatit te huaj ne dreke. Ka bere ate qe ben cdo shqiptar kompleksiv kur bisedon me nje te huaj: ul dhe degjeneron atdheun e vet per t’u dukur si i mencur. Denigron vlerat e vendit te tij, per t’u manifestuar si argetues. Per kete perdor edhe metafora, si kjo e peshkut qe ne Kosove na paska mberritur nga Shqiperia ashtu sic ka mberritur edhe korrupsioni nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu