• |
ide | kryesore

“Tifozat Kuq e zi” kërkesë të pazakontë TVSH-së: Largo komentatorin e njohur nga ekrani

Lajme, Sport, Të fundit



Grupimi “Tifozat Kuq e zi” kanë bërë një kërkesë të rrallë këtë të shtunë drejtuar Televizionit Publik Shqiptar. Ata e kanë konsideruar të papranueshme deklaratën e komentatorit Kostandin Grillo se në Botërorin e Rusisë bënte tifo për Serbinë dhe atë të Zvezdës së Beogradit.

“Tifozat Kuq e Zi” shkruajnë se për këto qëndrime, Grillo nuk duhet të komentojë më ndeshjet e kombëtares, por edhe më shumë.

“Nuk mundemi kurrsesi ta pranojmë faktin që një komentator sportiv i cili mbështetet financiarisht tek sportdashësit shqiptarë, të jetë në përkrahje të antivlerave duke promovuar vazhdimisht lojtarët serb në ekipet tona lokale, duke mbështetur publikisht kombëtaren serbe apo interesat greke kundrejt shteteve të tjera. I shohim të tilla provokime si joprofesionale dhe kundër interesit të sportdashësit shqiptar” – thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar TVSH-së.

LETRA

Kërkesë dërguar RTSH – Radio Televizionit Shqiptar

Të nderuar anëtarë të Këshillit drejtues të RTSH,

I nderuar Z.Pano Xhixho,

Mbrëmjen e së enjtes kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e komentatorit sportiv Kostandin Grillo në një nga emisionet sportive me anë të të cilave ai mbështet publikisht kombëtaren e serbisë dhe ekipin e Zvesdës së Beogradit.

Duke dënuar këto deklarata, sa kontradiktore aq edhe antikombëtare, njëkohësisht edhe aktivitetin e tij të hapur pro- serb dhe grek në rrjetet sociale, ku vazhdimisht shihet promovimi i interesave të këtyre dy shteteve, kërkojmë nga ju që në të ardhmen, komentatorit Kostandin Grillo ti hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve së Kombëtares Kuq e Zi dhe jo vetëm.

Kjo kërkesë bëhet duke marrë parasysh faktin që ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të komentuar ndeshjet sportive në një televizion publik.

Ne presim nga ai dhe të tjerë komentatorë që të jenë shembull i transmetimit të vlerave tona.

Por nuk mundemi kurrsesi ta pranojmë faktin që një komentator sportiv i cili mbështetet financiarisht tek sportdashësit shqiptarë, të jetë në përkrahje të antivlerave duke promovuar vazhdimisht lojtarët serb në ekipet tona lokale, duke mbështetur publikisht kombëtaren serbe apo interesat greke kundrejt shteteve të tjera.

I shohim të tilla provokime si joprofesionale dhe kundër interesit të sportdashësit shqiptar.

Së fundmi, i rikujtojmë komentatorit Grillo që serbia, përveçse nuk është e vetmja kombëtare nga Ballkani që po merr pjesë në Kampionatin Botëror është gjithashtu kombëtarja e atij vendi për të cilin ai, në një tjetër emision, ka deklaruar që i ka sjellë frikën më të madhe në jetën tij (ndeshja në Beograd në 14.10.2014)!

Duke shpresuar në pranimin e kësaj kërkese, urojmë që komentatorëve apo opinionistëve të tjerë të tillë tu kufizohet sa më shumë hapësira mediatike në emisionet tuaja.

Me respekt,

Tifozat Kuq e Zi



8 Comments

  1. NE RRADHE TE PARE MENDOJ SE TIFOZET KUQEZINJ JANE TE SHTYRE NUK E DI SE NGA KUSH ,POR NGA ANA TJETER NESE ATA NE NJE NDESHJE TE VETME TE PERFAQESUESES SONE QE UNE KAM KOMENTUAR QE NGA VITI 1991 E DERI ME SOT UNE KAM QENE KUNDER SAJ ATEHERE EDHE MUND TE KERKOJNE NJE GJE TE TILLE …POR KJO QE KERKOJNE ATA (NUK E DI SE SA E VERTETE ESHTE KJO)NED RRADHE TE PARE DUHET TI KERKOJNE DREJTUESVE TE RTSH SE QE TE MBYLLET I GJITHE KY EKRAN TELEVIZIV SEPSE PERDITE NE NJE NGA KETO EKRANE TE RTSH SE TRANSMETOHET MUZIKE SERBE KRYESISHT TE KENDUARA NGA CECA ISH NUSJA E ARKANIT NGA DRAGANA MIRKOVIC APO ZDRAVKO COLIC LE TE BEJNE PETICION PER TA MBYLLUR FARE …

    1. Cfare injorance!Po pse more injorant krahasohet nje shtet tjeter kushdoqofte ,qofte dhe Turqia me Shtetin barbar kriminel,serb? Shqiptar je ti me keto mend, apo je nje Kostandin Grillo i vogel qe pret te behet edhe me i keq se ky tjetri?

  2. GRILLO ne mos qofte tifoz i sebeve me siguri duhet te jete i grekerve, sepse analogjine qe ka ngriturte muzikes, duket qe e ka te brendeshme semundjen per greko serbet.

  3. O Konstandin përse nuk përgjigjesh për mashtrimin e turpshëm që bëre live në tv duke thënë tekstualisht se”bëj tifo për serbinë se është e vetmja skuadër Ballkanase!!!”,por flet çmëndurira duke marr shembull muzikën pa pikën e lidhjes!!!The apo nuk the se Serbia është e vetmja ballkanase që merr pjesë ndaj dhe ti je tifoz me të?!Prandaj zgjidh:1 je filo serb i pështirë(dhe paguhesh nga ti e di kush) dhe kurrësesi nuk meriton të paguhesh nga taksat tona;2 je aq shumë injorant, sa nuk e di që Kroacia është Ballkanase,ndaj prapë kurrësesi nuk meriton të punosh në tvsh, e të paguhesh me taksat tona.Sigurisht ti e di më mirë se unë,që opsioni i parë është i vërteti,sepse sado që je komplet idiot,e di mirë se Kroacia është Ballkanase,skuadër shumë më e mirë se serbia,dhe vënd pro Shqiptarëve!Ndaj s’më mbetet veç të falenderoj,që tregove publikisht surratin tënd prej prostitute mediatike,duke dekonspiruar edhe tutorët e tu.

  4. Nuk eshte kerkese e pazakonte, eshte kerse shume normale largimi I Grillos. Nqs nuk largohet, bojkotoni ndeshjet e tvsh kur komenton Grillo, keshtu qe Atehere TVSh e largon vete se po i ra audienca i bie buxheti. E turpshme te kete shqiptar ne bote qe perkrahin serbet.E pafalshme. Sgko ne Beograd Grillo se per ne s’je me shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *