• |
ide | kryesore

Video/Messi humbet penalltinë, Islanda i gëzohet barazimit

Rusi 2018, Sport, Video



Në Spartak Stadium Argjentina nuk shkon dot shumë se rezultati 1-1 përballë Islandës në ndeshjen e vlefshme për Grupin D. Vetëm një pikë dhe shumë raste të humbura për skuadrën e Sampaolit, që kujton penalltinë e humbur nga Lionel Messi në pjesën e dytë.
Ylli argjentinas nuk mposhti dot portierin e Islandës Halldorsson nga pika e bardhë, pas 11 metërshit të fituar nga Aguero.
Islanda ishte nën presion që në fillim të ndeshjes dhe rrezikoi të pësonte edhe në goditjet e Messit dhe Otamendit.
Sergio Aguero shënoi në rastin e parë të paraqitur, duke lëvizur mirë në zonë, e duke goditur fort me të majtën.
Avantazh i Argjentinës në minutën e 19 nuk zgjati shumë. Finnbogason barazon rezultatin në 1-1 në të 23, duke u treguar i qetë para portës.
1 pikë për Argjentinën e Islandën, në pritje të sfidës tjetër mes Kroacisë e Nigerisë që do të vendosë pozicionet në Grupin D.

https://streamable.com/bm02k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *