• |
ide | kryesore

Artistët në protestë për Teatrin: Rama na ofron “mbrojtje”, njësoj si Arturo Ui!

Lajme, Të fundit

Protesta e artistëve ka vazhduar edhe mbrëmjene kësaj të diele kundër tjetërsimit të truallit në qendër të Tiranës, projekt që përfshin prishjen e godinës së teatrit dhe kalimit të një pjese të pronës, tek kompania private. Regjizori Stefan Çapaliku tha se mënyrat që po përdorin për t’ia arritur qëllimit i kanë kujtuar dramën e famshme të Bertolt Breht, ku Arturo Ui i ofroi “mbrojtje” Trustit të Lulelakrës, megjithëse askush nuk ia kishte kërkuar.

“Pse nuk jemi mire?” e pyesnin Arturo Ui-në. “Nuk jeni mirë, e di unë dhe unë do ju mbroj” i thoshte ai. Kjo është filozofia si lindin diktaturat. Diktaturat lindin nga një person ordiner. Edhe këto kështu erdhën. Ai thotë “Kafja është ftohtë, unë jam personi i duhur për ta zgjidhur këtë punë, jam adapt. Kafja duhet e nxehtë, se e ftohtë nuk i bën mirë organizmit tënd”.

Këtu mbrapa duhet shkruar, jo Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por Aleanca për Mbrojtjen e Tokës. Ta harrojmë teatrin, të themi toka. Sepse toka është atdheu. Dhe nëse del dikush të na thotë “Nuk je mirë në atdheun tënd” është baras si me thanë “Nuk je mirë në tokën tënde”. Loja politike bëhet me anë të gjuhës, me anë të fjalës. Me gjuhën ne matim botën. Nesër do dalin do thonë: “Edhe ju Ministër i Brendshëm nuk ndjeheni mirë në këtë ndërtesë. Nevoja për mbrojtje do lindë në të gjitha institucionet”. Dhe ju lutem mos e ulni nivelin e diskutimit. Kapuni me parimet. Parimet na bëjnë ne më të fortë” u shpreh Çapaliku.

Aktori Vasjan Lami i bëri thirrje të gjithë artistëve t’i bashkohen protestës për mbrojtjen e teatrit, sepse pas shumë vitesh, kur godina të jetë shkatërruar, ato do të pyesin veten se përse nuk reaguan për ta ndalur këtë histori. Duke folur për komunikimin e kryeministrit Rama me qytetarët, Lami tha se nëse dikush në rrugë do t’i fliste në atë formë, ai do ta qëllonte me shpullë.

“Nëse më flet ndonjë si ai lart në rrugë do ia fusja me shpullë. Dhe ne si popull rrimë e durojmë si dele. Nëse ne mbrohemi për interesa dhe bindje të drejta do fitojmë. Petro Marko pat thënë një gjë të bukur, “Të gjithë politikanët janë ish, vetëm artistët dhe shkrimtarët nuk janë ish”.

Ajo që thonë se “nuk kanë pare”, është një gënjeshtër e ndyrë. Kanë bërë muzera, Bunk’art, Shtëpia e gjetheve, apo këto katakombet këtu janë gjithë ato para, mund të rikonstruktohej teatri, po kanë 20 vjet që nuk është vënë asnjë gozhdë. Nëse bëhet thirrje që të ribëhet teatri nga parate e popullit jam i bindur se do ribëhej më e mirë. Fuga e ka pas thënë në një shkrim: Këto godina janë mitra ku u ngjiz kultura kombëtare!” u shpreh Lami.

4 Comments

  1. O Vasian,
    kur te jesh esell na ploteso sentesen filozofike te Fuges, se mitren e ngjizjes se kultures kombetare e morem vesh por loqen nuk akoma nuk e dime!
    He, se per pak harrova, me bej nje telefon per kalceton e rradhes se me ka mare malli te te tribloj nja dy here prej shalesh.

    1. Po kështu janë ndarë punët o “komentues” i rivdekjes.
      Dikush meret me ngjizjen e kulturës kombëtare e dikush si ti merret me “studimin” e “loqes”

  2. Duartrokitje Capaliku, qasje inteligjente; mund te perdoret idea Ui – Trusti Fusha
    Per pankarta, ‘flamuj’
    Uroj mendjehollet te nxjerrin shpejt disa dhe I lutem biznesit te paguaje per ta bo disa banderola, njeren ne format te MADH (idene me te bukur) te perdoren per protesten e priteshme…
    Forca çuna, j’u paça me nder, Tirona

  3. Duartrokitje Capaliku, qasje inteligjente; mund te perdoret idea Ui – Trusti Fusha
    Per pankarta, ‘flamuj’
    Uroj mendjehollet te nxjerrin shpejt disa dhe I lutem biznesit te paguaje per ta bo disa banderola, njeren ne format te MADH (idene me te bukur)
    te perdoren per protesten e priteshme…
    Forca çuna, j’u paça me nder, Tirona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu