• |
ide | kryesore

Beyonce dhe Jay Z vijnë me klipin e tyre të ri

Paparazzi, Slider



 

U bënë 2 vite që kur Beyoncé publikoi “Lemonade”, në të cilën fliste për tradhëtinë e reperit dhe na dha një recetë për të tejkaluar të gjithë problemet që hasen në çift.

Nga ana tjetër, Jay Z publikoi vitin e kaluar “4:44”, albumin në të cilin i përgjigjej të gjitha akuzave të ngritura një vit më parë.

Tashmë, në 2018-ën, çifti më i fuqishëm në industrinë e muzikës nisi turneun e dytë sëbashku “On The Run II”.

Pas 4 koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar, mbrëmjen e kaluar, në përfundim të koncertit të dytë në Londër, Beyoncé dhe Jay Z shfaqen në ledëalle videoklipin më të ri “Apesh*t” dhe pas këtij shkrimi: “Album is out noë/ Albumi sapo u publikua” u shfaq në ekranet gjigande.

“Everything is Love” është albumi i shtatë i këngëtares amerikane dhe i 14-i i reperit ngaBrooklyn, në të cilin gjenden 9 këngë.

Në të nënta këngët, çifti i artistëve flasin për dashurinë, marrëdhënien e tyre të rregulluar, kundërshtarëve, fansat, arritjet e tyre, racizmin në SHBA dhe fëmijët e tyre.

Ndërkohë, albumi është i shoqëruar edhe me klipin e këngës “Apesh*t”, i cili është xhiruar në muzeun e Luvrit.

Kështu, Beyoncé dhe Jay Z, përveçse kthehen në artistët e parë që publikojnë një album teksa performojnë në koncert, por edhe në të vetmit që regjistrojnë një videoklip në Muzeun e Luvrit.

Albumi gjendet vetëm në Tidal, ndërkohë që klipin mund ta shihni këtu:


/Blitz.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *