• |
ide | kryesore

Video/Brazili “ngec” përballë Zvicrës, në lojë mund të futen llogaritë

F1, Rusi 2018, Sport, Video



Ditë surprizash e katërta e Botërorit Rusi 2018. Pas humbjes së Gjermanisë, bllokohet edhe Brazili 1-1 në sfidën e luajtur në “Rostov mbi Don përballë Zvicrës. 5 herë kampionët e botës ishin skuadra më e pritshme në debutimin e tyre në Rusi, të kuotuar si favoritët kryesor për trofeun, por për ta arritur duhet më shumë vendosmëri nga lojtarët në fushë dhe Tite në pankinë.
Dominimi territorial është i zakonshëm kur në fushë luan Seleçao, me teknikun që i dha hapësira që nga minuta e parë për lojtarit të Chelsea, Willian së bashku me Coutinho dhe Neymar pas shpinës së Gabriel Jesus, duke i rezervuar pankinën Douglas Costa dhe Firminos.
Lojëra prestigji, spektakël dhe efikasitet në gjysmën e parë të pjesës së parë e madje pas golit spektakolar të Philippe Coutinho në minutën e 20 të takimit u duk se ndeshja nuk do të kishte më histori.
Nuk ndodhi kështu, sepse në minutën e 50, Steven Zuber ka goditur me kokë, i harruar nga Miranda në qendër të zonës, duke mposhtur Alisson dhe duke barazuar rezultatin.
Zvicra e arriti qëllimin, por Brazili jo dhe në portën e Sommer është një sulm i plotë ku arrijnë në konkluzion që nga Neymar, e deri tek Marcelo. Aktivizimi i Fernandinhos, Renato Augustos dhe Firminos nuk zgjidhin ndeshjen. Ndoshta Tite duhet të guxonte më tepër me një Douglas Costa që në Serinë A është shkatërrues për mbrojtjet kundërshtare.
Kjo është sfida e dytë e Grupit E pas asaj të luajtur mes Serbisë dhe Kosta Rikës e cila u fitua nga skuadra ballkanase falë Kolarov. Tani Brazili e Zvicra janë pas Serbisë në renditje, me Kosta Rikën në 0 pikë, por ndoshta llogaritë duhen bërë edhe me grupin F, sepse kush del i pari në këtë grup përplaset me të dytin e atij F dhe kjo humbja e Gjermanisë…


https://clips.clippit.tv/ellmmb/720.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *