• |
ide | kryesore

Eurobarometri/ Sondazhi që hedh poshtë euforinë e Ramës për papunësinë

Kryesore, Lajme



Pak ditë më parë qeveria shqiptare njoftoi me triumfalizëm se politikat progresiste të Rilindjes kishin bërë një kthesë të paimagjinueshme në uljen e kurbës së papunësisë. Vetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj doli në publik për të publikuar shifrën rekord pre1 12.5%.  “Modeli i ri ekonomik, rritje ekonomike me rritje punësimi, ai që ne nisëm së bashku në 2013-ën po funksionon” deklaroi ai.

Kjo eufori shpërtheu pasi INSTAT deklaroi për herët të parë se papunësia ishte ulur në minimumin historik.

Lexo me tej:

INSTAT/ Si e llogariti papunësinë në nivelin minimal 12.5%

Por gjithë këto lëvizje propagandistike janë vënë në dyshim pas publikimit të rezultateve të Eurobarometrit, një sondazh prmanent që teston gjendjen e vendeve anëatre të BE dhe njëkohësisht atyre kandidate për t’u pranuar atje.

Sipas sondazhit të fundit të publikuar këtë qershor papunësia mbetet shqetësimi kryesor i të gjithë shqiptarëve. Ajo jo vetëm rreshtohet si problemi i dytë ajo mbetet problem për kati 1/3 banorëve të vendit.

Të anketuarit janë pyetur se cilat janë shqetësimet kryesore me të cilat përballet vendi dhe një pyetje e veçantë se cilat janë problemet me të cilat ata përballen personalisht.

Lidhur me shqetësimet, me të cilat përballet vendi, 36% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar se çështja kryesore është situata ekonomike, përkundrejt 15% që është përgjigja për të njëjtën pyetje për mesataren e Bashkimit Europian.

Papunësia është shqetësimi i dytë,  që është cilësuar i tillë nga 34% të të anketuarve. Për Bashkimin Europian papunësia përbën problem për 25% të të anketuarve.
Shqetësimi i tretë shëndeti dhe siguria sociale me 22% të të anketuarve (23% mesatarja e BE).

Inflacioni (rritja e çmimeve) është cilësuar si faktor nga 20% e të anketuarve shqiptarë.
Në pyetjet që lidhet direkt me çështjet kryesore me të cilat ata përballen për momentin, 40% janë përgjigjur që shqetësimi më i madh i tyre është rritja e çmimeve/inflacioni dhe kosto e jeteës. Edhe kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 29%.

E dyta është shëndeti dhe siguria sociale (21%, kundrejt 18% të BE) dhe e treta situata financiare e familjarëve tuaj, (20%, kundrejt 14% të BE).

©lapsi.al



6 Comments

  1. rama i zen puntor edhe njerz si anduena,disa te pa emer,laraska,etj qe bejn lepirje bythe pasi rama te dhjehet nga overdoza e thithjes se ngjals se metes.keta pastaj rama quan te punsuar.

  2. Shendetin e rendisin te dytet shqiptaret!! Cudi! Rendesi ka qe Rama kur ka probleme te vizitohet jashte, “se populli shkon ku te mundet”!!

  3. O truthar, si krahason shifrat e punesimit me rezultatet e anketes mbi punesimin si shqetesim??? mund te jesh i punesuar e te mendosh qe punesimi eshte shqetesues

    artikull kriminal

    1. Po na përmend shifrat e qeverisë së Ramës o “as-i” i tij.
      Këto “statistika” janë njëlloj si deklaratat e gënjeshtarit Erion Veliaj se dasmën në Kështjellën e Gjirokastrës e bëri me paratë e kursyera të pensionit të mamasë, apo se ka mbjellë në Tiranë 100 mijë rrenjë pemë, kur faktohet se ky numur është 21 mijë.
      Nuk ka kanabis në Shqipëri deklaronte Rama në fund të 2016-tës, kur e gjithë Shqipëria gjelbëronte nga kanabisi e qindra ton të tij të trafikuara, kapeshin nga policitë e vendeve europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *