• |
ide | kryesore

Koncerti i Taylor Swift dështon, bileta falas

Paparazzi, Slider



Fuqia e vërtetë e një këngëtari nuk shihet vetëm në shitjet e këngëve apo në renditjet në klasifikime, por edhe në koncertet live.

Me albumin e saj “Reputation”, Taylor Swift u kthye në këngëtarën më të suksesshme të këtij viti duke shitur mbi 2 milion kopje dixhitale.

Ajo nisi në fillim të vitit turneun e saj botëror “The Reputation World Tour” bashkë me Charlie XCX dhe Camila Cabello.
Edhe pse datat e para ecën mirë, duket se gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë.
Persona të shumtë po raportojnë në Twtter dhe në rrjetet sociale se skuadra e Swift po ofron mbi 40,000 bileta falas për dy netët e saj në “Croke Park”, aq sa gjysma e kapacitetit të stadiumit.

Kjo bëhet për të mbushur të paktën disa vende bosh në stadium për të shmangur ngjarje si ajo e Rihannas në 2016-ës, ku gjysma e stadiumeve ishin bosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *