• |
ide | kryesore

Në prag të marrëveshjes me Greqinë, çamët mbeten pa përfaqësim në parlament

Lajme, Të fundit



Pasi njoftoi kalimin në grupin e Partisë Socialiste, Reme Lala i shprehu kryeministrit edhe dëshirën e deputetes tjetër të PDIU-së në Elbasan, Elena Xhina që edhe ajo t’i bashkohej PS-së. Por në një reagim në rrjetet sociale, kjo e fundit e ka mohuar këtë lëvizje.

“Sot pata kënaqësinë të isha e pranishme në inagurimin e fillimit të punimeve të Rrugës së Arbrit, në Dibër e ftuar nga mikja ime Reme Lala, të cilën e falenderoj që më dha mundësinë që ti bashkohesha dhe unë gëzimit të saj, për këtë ëndërr të vjetër të dibranëve!

Marr shkas nga titujt e gazetave për të bërë një sqarim për opinion publik: Unë jam në grupimin e deputetëve të pavarur të Parlamentit të Shqipërisë !” ka njoftuar Elena Xhina.

Nuk dihet çfarë e pengoi Xhinën t’i bashkohej Partisë Socialiste, megjithëse prej kohësh deputetët e PDIU-së votojnë pro qeverisë. Me kalimin e Lalës drejt PS-së dhe daljen e pavarur të Elena Xhinës, degradimi i PDIU arrin kulmin. Në parlament i mbetet vetëm Dritan Bici, një ish kryebashkiak socialist.

Goditjen e parë këtë mandat PDIU e mori ditën e zgjedhjeve, kur Shpëtim Idrizi nuk u zgjodh dot deputet në Tiranë për shkak të pragut elektoral. Më pas erdhi dekriminalizimi që nxorri nga parlamenti Aqif Rakipin dhe dorëheqja e Bujar Muçës. Oreksi i pakontrolluar për deputetë, drejtori apo vende pune e ka kompromentuar në vijimësi kauzën e PDIU-së për të  përfaqësuar shqetësimet, aspiratat dhe shpresat e çamëve në parlament. Dhe ndoshta nuk është rastësi, që kur pritet të miratohet marrëveshja me Greqinë, përfaqësimi i çamëve në parlament është inekzistent.©Lapsi.al



9 Comments

  1. E moret vesh -o-came -kush ju perfaqesonte ne parlament dhe kete carje,kete hendek te madh ja solli me skenar te mire pergatitur -xha Idrizi nje Nanoist i thekur ku e beri partine -PDIU-si flluske sapuni .Do e kerkoni Dashamir Tahirin ku ishte i pari deputet cam qe e ngriti ceshtjen came ne parlament .A e shikoni ku perfunduan keto -Remet-e partise tuaj ,mos ju besoni me -REMEVE,MESILAVE,ELENAVE po zgjidhni njerzit tuaj eqe t’ju perfaqesojne denjesisht ne parlament zhdukini njehere e pergjithmone -idrizet dhe keto remet.

  2. SHPETIM KURVA SHKATERROI 25 VJET PUNE QE SHTE BERE ME PDI E ME PAS PDIU
    SHPORRU O KURV LEGEN NGA CESHTJA CAME SE E DEGJENEROVE O SHKERDHATE

  3. Çamet nuk kane pasur perfaqesues ne parlamentin e tanishem se keshtu i deshi bytha Idrizit. Nga te tre deputetet qe ka PDIU asnje nuk eshte Çam .

  4. Deri sa te jete IDRIZI ne krye te PDIUse, camet do jene pa perfaqesim. Kjo eshte vertetuar qe se erdhi ne krye te partise se tyre, ky pinjoll komunist me sqetullat e NANOS. Mbasi beri diversion ne partine demokratike, qe e shfrytezoi per interesat e tije, na u bashkua me stanin e rilindasve, duke harruar se jane po ato qe i kane bere qindeshin cameve. Por edhe sot dredheria e ketij kryetari, qe flet me dogma e mashtrime, prape po i rri pas dere per ndonje llokem mashtruesit RAMA. CAMET do dine ti japin drejtim te problemeve e historise tyre, pa qene nevoja q te bashkepunojne me ato qe i kane persekutuar. Camet jane me pikepamje te djathta dhe si bashkon asgje me rilindasit trashegimtare te persekutoreve te tyre.

  5. O Shpetim, i more parate kur i fute ne lista per deputete ne partine e Çameve, rri mos ha m.. tashti se nuk te kane asnje borgj. Ato vende ne parlament i kane paguar ato te dyja me qindra mijra euro ne xhepin e Shpetimit. Se ç`pune kishin ato me partine e çameve kete e di vetem xhepi i Shpetim Idrizit.

  6. Gabimi me I madhe i cameve eshte qe u bene parti! Camet duhet te rrinin shoqate! Politka eshte per kurva ,1 kur idrizi shkoje me rilindasit e humbi per krahjen e djathte te patriotave , 2 kur partia shkone ne diber dhe bene lojra te ndyra ne kurriz te cameve humbi rrespektin per camet ke jo camet ! Gabim fatal ! Them per mua camet e Humben shansin!

  7. Kjo mungese morali politik e kombetar nuk eshte vetem te Idrizi e stani i partise se tij por gati te e gjithe klasa politike Shqiptare. Jemi ne nje krize te thelle moral politik e nacional!

  8. Camet e humben shansin dhe greket fituan. Dhe greket perseri do te fitojne se nuk jane tradhetare. Turp per camet. Po ku kane turp camet deri sa shkoi keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *