• |
ide | kryesore

Përfundon ankthi, nënshkruhet në Prespë Maqedonia e Veriut

Kryesore, Lajme



inistrat grekë dhe maqedonas të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov nënshkruan sot, në fshatin kufitar të Prespës në Greqi, marrëveshjen që parashikon ndryshimin e emrit aktual të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë (FYROM) në “Maqedonia e Veriut”.

Mes krerëve të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në anën greke të liqenit të Prespës bënin pjesë kryeministrat, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, negociatori i OKB-së, Matthew Nimetz dhe përfaqësuesja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mohgherini.

“Ne bëmë sot detyrën tonë patriotike (…), një hap historik për të mbyllur plagët e të kaluarës dhe për të hapur rrugën për bashkëpunim për vendet tona, Ballkanin dhe gjithë Europën”, deklaroi Tsipras.

“Ky hap nuk duhet të pezullohet (…) sepse ne po japim një shembull për të ndërtuar të ardhmen kundër urrejtjes”, shtoi ai.

“Nënshkrimi i sotëm vendos themelet për këtë epokë të re”, tha ai.

Më tek Tsipras tha se kur u takua për herë të parë me zotin Zaev në janar të këtij viti, pakkush besonte se do të arrinim të linim mbrapa 26 vitet e kontestit ndërmjet të dy vendeve. “Po ja pra, vullneti ynë i përbashkët për zgjidhje i kapërceu pengesat dhe vështirësitë”, theksoi Tsipras.

Kryemionistri grek shprehu falënderimet ndaj dy ministrave të jashtëm për punën që kanë bërë, “sepse pa ata nuk do të ishim këtu sot”.

Falënderoi gjithashtu OKB-në dhe në veçanti të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm Matthew Nimetz, “i cili për 24 vjet punon pa pushim për zgjidhjen e problemit”.

“Pas 27 viteve mosmarrëveshje, kjo zgjidhje është me një rëndësi strategjike dhe mund të “lëvizë dhe malet” për arritjen e stabilitetit dhe prosperitetit”, theksoi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

“Vendet duhet të jetojnë në paqe, sepse ndryshe njerëzit vuajnë. Marrëveshja përbën inkurajim për përmirësimin e marrëdhënieve dhe të jetës së qytetarëve”, theksoi Zaev dhe shtoi: “Po ndërtojmë miqësinë ndërmjet të dy vendeve, do të jemi partnerë dhe aleatë”.

Kjo marrëveshje, parashikuar për të hyrë në fuqi brenda gjashtë muajve, pritet të heqë bllokimin grek për hyrjen e Shkupit në BE dhe NATO.

Nga pala maqedonase, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga Parlamenti, miratohet me referendum dhe të aktivizohet nga një rishikim kushtetues.

Marrëveshja do t’i paraqitet për ratifikim edhe Parlamentit grek.

TV Tribuna



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *