• |
ide | kryesore

S’ka para për Teatrin? Si u ndërtuan monumentet në Tiranë, Korçë, Gjirokastër…

Lajme, Të fundit



Si kundërargument ndaj pretendimit të qeverisë se shteti nuk ka para për të rikonstruktuar Teatrin Kombëtar, Gjergj Bojaxhi anëtar i Forumit për Trashëgiminë Kulturore ka sjellë shembuj kur qytetarët kanë kontribuar vetë për ngritjen e monumenteve të kulturës. Në një mesazh në rrjetet sociale, Bojaxhi kthehet pas në kohë për të treguar si ka ndryshuar qasja ndaj artit dhe kulturës.

“I kujtoj Vangjush Dakos, se monumenti dedikuar Dëshmorëve të Kombit, që shkatërroi dy vjet më parë në krah të Torres, është monumenti i parë i ndërtuar nga shteti Shqiptar në vitin 1922 me dhurime nga qytetarët.
I kujtoj Edi Ramës, si deputet i Vlorës, se monumenti ku ngrihet çdo përvjetor Flamuri i Pavarësisë në Vlorë është ndërtuar me kontribute nga qytetarët.
I kujtoj Niko Peleshit se monumenti në Korçë i Luftëtarit Kombëtar si dhe ai i Themistokli Gërmenjit janë ndërtuar nga kontribute të qytetarëve korçarë.
Dhe për të mos i lënë pa përmendur Ministres së Trashëgimisë Kulturore, znj. Kumbaro, se monumenti i Çerçiz Topullit në Gjirokastër është ngritur me kontribute nga qytetarët e Gjirokastrës.
Në 1937 u hap thirrja, për kontribute nga qytetarët për të ndërtuar monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës. Fatkeqësisht pushtimi Italian e ndërpreu këtë nismë. Kujt i bëri thirrje kjo qeveri për të restauruar Teatrin Kombëtar apo për të ndërtuar një teatër të ri? Kuptohet, përveç klientëve të saj të tenderave për të bërë pazarin e rradhës për më shumë kulla e beton në qendër të qytetit nën pretekstin e ngritjes së një teatri të ri” shkruan Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi tregon shteti shqiptar ishte shumë më i varfër se sot dhe vendosi ta shtetëzojë tokë 106 vitë më parë për teatrin . Ndërkohë që sot, vendos ta privatizojë tokën për teatrin.

“Shteti i ri Shqiptar, vetëm 26 vjet pas shpalljes së pavarësisë, me një popullatë 90% analfabete dhe rurale pati këllqe që nëpërmjet kompensimit të kthente në toka publike trojet ku sot gjendet Teatri Kombëtar dhe godinat publike përreth, në atë kohë i quajtur “Rrethi Kulturor Artistik Skënderbej”. Sot, 106 vjet pas shpalljes së Pavarësisë qeveria qëndrore dhe lokale po përkulet përpara atyre të cilët e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë pasurinë e tyre me tendera publik. 80 vjet më parë prona ju ble të pasurve, familjes Libohova, për interes publik. 80 vjet më pas prona publike po i jepet të pasurve për të bërë kulla biznesi duke prishur objekte të cilat janë simbole të shoqërisë tonë.

80 vjet më pas qeveria ka pafytyrësinë që me tokën tashmë si pronë publike jo thjesht të thotë që nuk kam lekë për të bërë teatër të ri, por se do duhet të prishë edhe teatrin ekzistues dhe gjithë historinë që ai mbart. Kjo, pasi ka harxhuar mbi 60 milionë euro për rilindjen urbane nëpër cepa të ndryshëm të vendit, ku shumë prej këtyre milionave janë hedhur në zona ku rrënimi demografik, social dhe ekonomik është tashmë i pakthyeshëm.

80 vjet më parë gazetat e kohës ishin të mbushura me thirrje për kontribute nga qytetarët për të ndërtuar monumente publike” shkruan Bojaxhi.



2 Comments

  1. Ky mire flet po ka nje problem, shkon te zyra e Rames para se te dale te flase ne publik. Keshtu eshte kur mbahesh me biznesin e naftes.

  2. Monumentet ndertohen nga shteti, si ne gjithe boten.
    Artistet ti fitojne parate me djerse , si ne gjithe boten.
    Imagjinoni Robert De Niron apo Al Paçinon ti kerkojne Trampit tu rrisi rrogen!!!
    Donit ekonomi tregu, ja ku e keni. Ligji i kerkese-ofertes mbizoteron ne cdo nivel …
    Merrni vehten ne dore dhe i dilni zot familjeve tuaja: ashtu si beria ai Inxhinieri, apo bojaxhiu, apo piktori, apo kengetari, apo mekaniku, apo elektricisti, apo bujku, apo… gjithe shqiptaret
    Ngelet duke u jargavitur si Bujar Asqeriu e kompani… Shtroni bythen dhe te punoni barkderra. Mbetet mejhaneve per raki e qofte. Pijanece te peshtire.
    Ti merrni te keqen asaj jevges qe fshin rruget , se i ushqen femijet me djersen e ballit. Kurse ju rrini trashni bythet me parate e taksapaguesve te rraskapitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *