• |
ide | kryesore

Veliaj i shtron darkë te “15 katëshi” Robert Ndrenikës dhe Mirush Kabashit

Lajme, Të fundit



Në dëgjesën që u organizua me aktorët e Teatrit Kombëtar, u kuptua se Erion Veliaj ka marrë përsipër të bëjë rolin e “policit të mirë” në përballje me artistët, duke ia lënë Edi Ramës rolin e “policit të keq”. Sepse, në njërën anë Rama ia ka prerë shkurt aktorëve, kur i tha se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet. Kryeministri as nuk denjon t’i dëgjojë propozimet apo ankesat e artistëve, kurse Veliaj në anën tjetër del me versionin se të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe se historia nuk është mbyllur ende.

Mirësjellja e kryebashkiakut apo kujdesi për t’i zgjedhur fjalët me aktorët nuk janë pa rezultat. Veliaj ka arritur t’i qetësojë gjakrat për momentin, po të mendosh që deri pak ditë më parë, aktori Robert Ndrenika bënte thirrje për luftë dhe betohej se do të ngujohej në teatër, kurse sot, ndeshjen Brazil-Zvicër e ka parë tek Hotel Tirana, i ftuar në një darkë nga Erion Veliajn.

Lapsi.al mësoi se darkës iu bashkua edhe aktori Mirush Kabashi, që shkëlqeu në protestat e artistëve me recitimin e poezisë “Hakërrim” të Ali Asllanit, një thirrje e fuqishme kundër pushtetarëve të korruptuar, që siç thotë poeti “Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças/ Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!”.

Nuk është hera e parë që Veliaj tenton të ulë tonet me artistët. Para se të bëhej publik projekti për teatrin e ri, ai thirri në zyrë aktorin Robert Ndrenika duke i prezantuar projektin, por pa arritur ta bindë atë të ndryshojë qëndrim.

Ndërkohë edhe këtë të dielë në sheshin para teatrit kanë vazhduar protestat e artistëve dhe të qytetarëve të ndryshëm që i janë përgjigjur thirrjes për të dalë publikisht kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe dhënies së një pjese të tokës kompanisë private.



10 Comments

  1. ku janë faktet? foto, video? mos postoni dokrra për manipulimin e opinionit publik por fakte o Lapsi i SOROSIT

  2. Jazek u qofte po nuk kuptuan qe ai po perpiqet ti binde qe te mos vazhdojne protesten. Kaq pak duhet ta dine. Veliaj sidomos , nuk e njeh teatrin, filmin , e historine. Eshte nje analfabet funksional. Per kete shkak nuk ka asnje ndjeshmeri vec ndertimit ne ate toke ku i eshte premtuar prokurorit dhe ndertuesit Fusha. Kaq. I ka premtuar shefit te vete , Rames , qe do ta zgjidhe ai kete pune. Kete pune ka bere veliaj dhe me pare. Kur nuk ja del dot me genjeshter e mashtrim, fillon luan pis. Ofron lek ose sex. Kete here nuk dime cfare mund tjua ofroje artisteve per ti percare. E fillon me miklimin e darkave e te trajtimit gjasme me sheqerosje te tyre. Ku cdo fjale , cdo gje qe nxjerre nga goja eshte false, eshte hipokrizi, eshte genjeshter. Nese aktoret do mashtrohen e do percahen ne rezistencen e tyre, ai tetaer do shembet per dy dite.

    1. ahahah ‘ Ofron lek ose seks ” ahahah ..

      Nuk e dija qe Veliaj ofronte seks . ahahah

      ti dukesh qe je komentues ‘objektiv’.

  3. Fake news.

    E hapi thesin e rrenave Lapsi.

    Si duket ka nuhatur Bushati qe Roberti dhe Mirushi jane peshat e renda te protestes se artisteve dhe ka frike se mos po lekunden ne qendrimet e tyre.

    dhe nxjerr kete pacavuren e sotme ku duket qarte se si ai mundohet ti trajtoje si ‘tradhetare’ para se ata te ndryshojne qendrim.

    Per mua ky lajm eshte me shume nje paralajmerim per Robertin dhe Mirushin sa sa nje lajm i vertete.

  4. Hynere presim prej LaliMortjes, dihet.
    Ky pas eshte Lajm I nxjerre nga Kazani I Kellires,
    Gjsesi do kene rast te qartesohen ene Qorrat qe ke te besh me Ballin e Kellires,
    Cfaqje e shemtuar,
    por e ben nji dobi,
    dredhite e tij te ndyra do rrenihen njera pas tjetres,
    me pak sakrifice.

    Vigjilence -Demaskim- QQ/ Qytetari Qendrueshmeri, Zanin ne kupe te qillit per cdo kellirim, dhe fitorja eshte e jona, Tirona

  5. Ta paska mbledh
    ShEFI
    bushat,
    nuk cuditem (kur censuron kuptoj qe e kane leshu nervat
    …)

    Qofshi te lumtur sa me gjate ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *