• |
ide | kryesore

(VIDEO) Policia dhunon deputetin Gjunkshi gjatë protestave kundër Ramës në Peshkopi

Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi është dhunuar ditën e sotme në Peshkopi. Këtë gjë e deklaron Partia Demokratike. Ndërsa kryeministri Edi Rama vijon turin në qarkun e Dibrës dhe sot ndodhet në Peshkopi për të takuar banorët, ai është pritur me protesta nga mbështetësit e PD-së.

Partia Demokratike thotë se policia ka dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi, teksa po protestonte bashkë me qytetarë kundër kryeministrit Rama.

Sipas PD, deputeti Gjunkshi është tërhequr me dhune nga polica duke u penguar të protestojë. “Deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policëve. Ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti”, deklaron PD.



2 Comments

  1. Policia qe duam, qe do na coi atje ku kemi qene nje here. Prandaj quhen rilindje, pra te vemi si ne kohen e babait te RAMES. LUM ne per demokracine qe po ngre ky mafioz me kontigjentet e vjeter te komunizmit, e trashegimtaret e tyre. Kjo trego qe batuten qe tha; Skeni pare gje akoma; poe zbato ne te gjithe jeten e ketij populli. Por edhe ky do e kete nje fund,,,, mbase me keq nga shpirteroret e tije kanibale.

  2. Ta provoje te protestoje ne kohe te Saliut te pare dhe te dyte po i harrojne keta plehrat e PD se cu kane bere socialisteve pasi pjesa me e madhe e ketyre qe protestojne me “kapterr” Xhunkshin jane ish police shikas she tatimore dhe jane dhunuesit me te medhenj te protestes dhe fjales se lire ne Diber te nxitur dhe frymzuar nga Gazidede and kompani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *