• |
ide | kryesore

Audiopërgjimi për Agron Xhafajn, prokurorët për të dytën herë në Itali

Lajme, Të fundit



Për të dyten herë brenda pak javësh prokurorët që po hetojnë audio-përgjimin e denoncuar nga Partia Demokratike, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë shkuar në Itali për të marrë kontakt me institucionet homologe që po kryejnë ekspertizën e zërit.  Njëri nga prokurorët e çështjes ka qëndruar në Itali javën që shkoi ku ka marrë kontakt me autoritetet për sqarimin e procedurave me qëllim që përgjigjia e kërkuar të mbërrijë sa më shpejt në Shqipëri.

Shkak dyshohet të jetë bërë procedura që do të ndiqet për kryerjen eskpertizës së audio-përgjimit në një nga laboratorët e policisë së vendit fqinj, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e regjistrimit të çështjes në Itali.
Dërgimi i zërit nga organi i akuzës me anë të letërporosive duket se ka hasur e probleme proceduriale që mund të vonojnë rezultatin e saj, pavarësisht angazhimit te disa institicioneve.

Burime nga organi i akuzës thonë se nuk është e nevojshme marrja e një tjetër kampioni zëri për Agron Xhafajn, pasi ai është marrë konform të gjitha procedurave ligjore në prani të nje eksperti dhe dhe të prokurorit të çështjes.
Madje i gjithë momenti i marrjes së zërit është filmuar nga ana e prokurorisë në cilësinë e provës.

Prokurorët janë duke hetuar edhe për dëshminë e një personi të dytë të paraqitur në polici dhe prokurori nga Novosela e Vlorës, i cili ka pohuar se ka qenë ai që ka imituar zërin e Agron Xhafajt pas kërkesës së Albert Veliut ose të njohur ndryshe Babalja.  Edhe zëri i tij mesohet si i është bashkuar monstrave për të cilat po zhvillohet ekspertiza për të vërtetuar deklarimet e dhëna prej tij./ora news



7 Comments

  1. Ja pra qe nuk paska qene nje problem dorzimi i Xhafajt ne itali sic uleriten keta anal-istat dhe politikanet e PDs.
    Prokuroret mund te shkojne dhe ta marrin ne pyetje kur te dojne ( njesoj si teishte ne shqiperi) .

    Po te qendronte ketu do ulerisnin me keq akoma SHIKONI SI E MBRON VELLAI I MADHE DHE NUK E DORZON NE ITALI…. etje etj .

    Keto shashkat e ketyre pseudo-opozitareve nuk zgjasin me shume se nje muaj dhe diskretitohen fare.

    Jane te pa shprese fare.

    1. Po tani qe po ikin prokuroret e po e marin ne pyetje ca do thon kta te PD se filluan atehere jo hoqet prokuroret nuk do vazhdoj ceshtja jo andej jo ktej. Sa e sa balt kane hedhur

    2. Po kot na ben si gore kta alibeaj me shok ja pra qe po na shkokan prokuroret se thpshin jo e mbeshyen jo e struken.

  2. O Endri , Milto , Jetoni , Geri… E kuptojme mesazhin qe do te thuash me komentet e tua, nuk ka nevoje ta shkruash me pseudonime te ndryshme.

    Nuk te ndihmon jo per gje.

    Edhe une jam dakort me ate komentin e filllimit qe gjithshka ishin shashka sa per te bere zhurme se asgje reale nuk kishte ne ato akuza te perseritura minute pas minute .

  3. Sa harxhojne para per rruge per ne ITALI, e kane zgjidhjen ne vendin qe eshte bere biseda. Te marrin tabulatet e te dyve e te shikojne e vertetojne biseden. Sa per zerin , po me te njejten analize, te kalojne edhe zerin e A, XHAFAJT, qe te behet vertetimi i ngjashmerise zerit, se sa na lodhen tutje tehu se gjoja prokuroria po mundohet te gjeje realitetin. Dokrra,, qe nuk i beson kush, edhe per ne si kureshtar te asaj ngjarije , na duket me se e vertete biseda mes tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *