• |
ide | kryesore

Bllokohen 16 motorrë uji dhe 1 gomone, ishin pa dokumenta

Lajme, Të fundit



Policia ka nisur kontrollet në të gjithë vijën bregdetare për të parë nëse në plazhe janë respektuar distancat në det për mjetet lundruese. gjithsej 17 mjete janë bllokuar apo gjobitur për mungesë dokumentacioni. Bëhet fjalë për 16 motorrë uji dhe 1 gomone që sipas policisë u bllokuan gjatë kontrolleve në fundjavë.

Kontrollet e policisë kanë pasur synim vëzhgimin për zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta, ku pushuesit të kryejnë plazhin me qëllim mosfutjen brenda perimetrit të lejuar të motorëve të ujit, pajisjen e motorëve të ujit me certifikata, ngritjen e kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bova dhe tapa për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të mjeteve lundruese, si dhe për të njoftuar pushuesit për zonën ku notohet pa rrezik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *