• |
ide | kryesore

Del në ankand kapela e Napoleonit

Paparazzi, Slider



Çekiçi i ankandit do të bjerë në Lion të Francës për kapelën ushtarake të Napeolon Bonapartit, që u arrit të shpëtohej nga fushëbeteja e Vaterlosë në vitin 1815.

Ish-perandori francez ishte i famshëm për kapelat e tij të shtrira “dycepëshe”.

Sendet e mbajtura nga udhëheqësi legjendar francez në luftra janë kthyer në magnet për koleksionistët në rrjedhën e viteve, ndërsa pelerina e veshur prej tij në Vaterlo është pjesë e koleksionit mbretëror që prej vitit 1837.

Mantelin e gjatë deri në kyçin e këmbës, Napoleoni e kishte në trup natën përpara humbjes së thellë të francezëve dhe bastisjes së karrocës së tij nga trupat ngadhnjimtare aleate.

Kapela, që del në ankand së shpejti, ishte blerë nga një koleksionist privat në vitin 1986, e pritet të shitet duke nisur nga 30 deri në 40 mijë euro.

Ajo është një prej 19 kapelave të Napoleonit që besohet të ekzistojnë sot në botë. Në total, gjatë të gjithë karrierës së tij, shtetasi i madh francez besohet të ketë mbajtur gati 120 të tilla.

Ai kishte në përdorim zakonisht 12 kapela, secila me nga 3 vite jetëgjatësi. Në përgjithësi, kapelat e reja i mbanin fillimisht shërbyesit, në mënyrë që të merrnin formë e të ishin gati për perandorin.

Napoleoni i preferonte kapelat me cepat anash dhe jo përballë, me qëllimin që të dallohej nga të tjerët në fushën e betejës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *