• |
ide | kryesore

Dy gjeorgjianë mashtrojnë kambistin shqiptar, ia mbathin me qindra mijëra euro

Lajme, Të fundit



Mundësia që një shtetas shqiptar të bjerë prè e mashtrimeve, nga shtetas të huaj që vijnë nën petkun e biznesmenëve apo investitorëve, është rritur kohët e fundit. Pas disa rasteve me biznesmenë mashtrues nga Italia apo Turqia, harta gjeografike e mashtrimeve zgjerohet më në lindje. Rasti më i fundit i takon dy shtetasve gjeorgjianë, Davit Bakhtashvilli dhe Revazi Akobia, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtruan duke i dhënë 150 mijë euro false pronarit të një zyre të këmbimit valutor në Tiranë. Sipas denoncimit të bërë nga personi i dëmtuar, dy gjeorgjianët kishin realizuar një këmbim të kartëmonedhave me prerje të vogël, me kartëmonedha me prerje të mëdha 200 dhe 500 euroshe.

Ndërkohë që pronari i pikës së këmbimit valutor u ka dhënë 150 mijë euro të rregullta, gjeorgjianët i kanë dhënë atij 150 mijë euro, plus pagesën e këmbimit, me kartëmonedha të falsifikuara. Në kohën kur pronari i pikës së këmbimit valutor kuptoi mashtrimin ishte tepër vonë, pasi gjeorgjianët, jo vetëm që ishin larguar, por lanë edhe shumë pak gjurmë për t’u identifikuar plotësisht.

Përveç emrit dhe mbiemrit të shënuar në pasaportë, për ata nuk ka asnjë të dhënë tjetër, atësi apo vendbanim. Me gjithë letërporositë që u janë dërguar autoriteteve gjeorgjiane, deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Madje, edhe Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të nisë gjykimin ndaj dy shtetasve gjeorgjianë, pa marrë më parë të dhëna të sakta mbi gjeneralitetet e tyre. E ndërsa autoritetet përpiqen të zbatojnë procedurat për një proces të rregullt ligjor, mashtruesit e huaj shijojnë të qetë qindra mijëra eurot që zhvasin në vendin tonë./ Top Channel



1 Comment

  1. ska gje do dal rama te thote pushoni nga puna ndonjerin sa per te mbush ekranet me lajme. leket iken tani skemi ca ti bejme. prioritetet e te cmendurit mendore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *