• |
ide | kryesore

E talentuara Belgjikë, përballë “hirushes” së Botërorit

Rusi 2018, Sport



Kur Belgjika dhe Panamaja të luajnë për herë të parë mes tyre në Rusi 2018 nuk do të ketë rëndësi nëse Belgjika është një nga katër skuadrat europiane të pamundura në eleminatore, apo ka shënuar numrin më të lartë të golave, 43 po aq sa Gjermania, kundërshtari që kanë përballë luan pa patur shqetësimin se ka dicka për të humbur, në 90 minutat e Fisht Stadium, në Sochi. Ky është prezantimi i parë i skuadrës nga Amerika Qendrore në finalet e një Kupe Botë. Los Canaleros, ashtu si shkatërruan ëndërrat amerikane duke i marrë vendin në Rusi SHBA-së, do të tentojnë të përsërisin historinë në Kupe përballë belgëve, që vijnë nga 18 ndeshje pa humbje, një seri që zgjat prej gati dy vjetësh.

Belgjika gati për kalimin në kualitet…

Është koha që Belgjika të mos e shohë veten inferiore ndaj askujt. Potenciali që ka në skuadër Roberto Martinez i jep pafundësia zgjedhjesh teknikut. Dhe nuk bëhet fjalë për një skuadër që i mungon eksperienca. 6 ndeshjet pa pësuar të Courtois në 10 kualifikuese, tregojnë për soliditetin difensiv, falë edhe eksperiencës së Vertonghen, lojtari me më shumë prezenca, 102, për Djajtë e Kuq.

Nuk është vetëm Hazard, ylli shkëlqyes belg…

Belgjika rreshtohet ndër pretendetët edhe për sulmuesit e saj të talentuar. Formacioni i Roberto Martinez shënon 3 gola e sipër në 13 nga 20 daljet e fundit: Romelo Lukaku është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për belgët me 36 gola, Mertens vjen nga një sezon i rëndësishëm me Napolin, ndërsa Hazard nuk ka nevojë për prezantim. Fantazisti i Chelsea ka luajtur një tjetër sezon prej protagonisti dhe është gati të marrë përgjegjësitë mbi supe edhe në Kombëtare. Në linjën e mesfushorëve është edhe Kevin De Bryne, rëndësia e të cilit konfirmohet me statistika: është i përfshirë në 50% të golave të Belgjikës në turneun e 2014-ës.

Panamaja luan prej kohësh me të njëjtin grup…

Forca e grupit është sekreti i skuadrës së Hernan Gomez, që luan së bashku prej shumë vitesh. Fakt është se 7 lojtarë të Panamasë i kanë kaluar 100 ndeshjet me kombëtaren, duke bërë që të njohin lojën e njëri-tjetrit në perfeksion. Ka një problem në fakt tek Los Canaleros: janë kualifikuar të 5 në zonën e CONCACAF duke patur diferencë negative golash, pavarësisht se kanë në vijën e parë Blas Perez, shënuesin më të mirë të historisë me 43 gola. Ky është aspekti ku tekniku Gomez, në Kupën e tretë të Botës me skuadrën e tretë, duhet të shqetësohet. Panamaja e tij ka fituar vetëm dy nga 8 ndeshjet e fundit miqësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *